Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar pas deklaratave të kreut të SPAK, Dumani në lidhje me gjyqtaren me 3 mbiemra.
"Irena me 3 mbiemra ka 2 dëbime nga Greqia për të cilat ka firmos prokurë për ti kundërshtuar, ka falsifikim formular dekriminalizimi se nuk ka paraqit as dëbimet e as dënimin në Greqi", shkruan Malltezi.
Postimi:
Sa palaço duhet të jesh që të thuash se “duhet konfirmuar fakti penal”? Ose je peng ose i pafytyrë ekstrem:
1. Irena me 3 mbiemra ka 2 dëbime nga Greqia për të cilat ka firmos prokurë për ti kundërshtuar.
2. Ka 1 dënim penal të formës së prerë e cila ka ardhur me vulë apostile (forma më e lartë e çertifikimit).
3. Ka mashtrim me paratë e pista të paktë për 60 miljon lekë që ka paraqit në veting kobtratë gjoja të 1996 me nene të kodit civil të 2015!
4. Ka falsifikim formular dekriminalizimi se nuk ka paraqit as dëbimet e as dënimin në Greqi.
© SYRI.net