Teksa Këshilli i Sarandës ka miratuar të mërkurën dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në Heremec, në zonën e Nivicës për ndërtimin e një parku fotovoltaik, në pronësi të dy biznesmenëve të lidhur me kryeministrin Rama, kryetari i PD, Sali Berisha ndërsa u pyet nga gazetarët për këtë çështje, tha se PD po bën sqarimet e duhura.
Sipas Berishës, çdo investim, ligji detyron që komuniteti dhe grupet e prekura në rastet e investimeve në projekte madhore të merren parasysh.
‘...Tani, në transparencë nuk është normale, por duhet parë i gjithë konteksti, sepse thashë edhe njëherë, unë dje jam informuar për këtë nga mediat dhe kam kërkuar që të sqarohet përfundimisht si qëndron ky problem’, theksoi Berisha në përgjigje të interesimit të medias në konferencën me gazetarët.
Po, jam informuar për këtë zhvillim dhe kam kërkuar... deputetja e zonës po merr takim dhe do sqarojë gjer në fund sepse ky është një lajm mediesh dhe ne nuk i anashkalojmë lajmet.
Cilat janë, kush është biznesmeni, nuk e kam të qartë, në ç’kushte, në ç’rrethana, pra deputetja e zonës po merret me këtë problem dhe me kryesinë e PD...
...Tani, në transparencë nuk është normale, por duhet parë i gjithë konteksti, sepse thashë edhe njëherë, unë dje jam informuar për këtë nga mediat dhe kam kërkuar që të sqarohet përfundimisht si qëndron ky problem.
Natyrisht në çdo rrethanë dhe në çdo investim, ligji i vendit dhe ligji ndërkombëtar detyron dialogun me komunitetin, detyron përfilljen e komunitetit.
© SYRI.net