Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Berisha: Dumani po mbron Irenën me 5 mbiemra për krimet e saj, i ka hapur çështje penale pa emër për të shpikur ndonjë trillim

13:14, 31/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa kreu i SPAK, Altin Dumani e mori në mbrojtje publikisht gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, për kryetarin e PD, Sali Berisha nuk është i paqëllimtë, një veprim i tillë i drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Përballë gazetarëve, kryedemokrati Sali Berisha tha se Dumani e ka marrë në mbrojtje gjyqtaren Irena Gjoka, edhe pse ka dijeni për krimet e kësaj të fundit.

Sipas Berishës, një veprim i tillë nga ana e kreut të SPAK, Altin Dumani bëhet me qëllimin e vetëm, trillimin e një dosjeje penale pa emër, si e vetmja mënyrë për ta shpëtuar nga ndjekja penale.

‘Ka mashtruar në formularin e vetingut, ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, ka fshehur burgun për të cilën ajo nuk do mund të ishte kurrë gjykatëse, por duhej të ishte në burg. Natyrisht e thashë edhe njëherë, e vërteta vonon, por nuk harron’, theksoi Berisha.

Por unë meqenëse ai sot deklaroi se po hetohet për fakte të tjera penale, ai keqpërdoret në shkallë ekstreme, siç po bën me Irenën me 5 mbiemra, të cilën për ta mbrojtur nga krimet e saj, i hap çështje penale pa emër në mënyrë që të thotë po hetoj dhe të na dalë nesër se dikush ia ka grabitur pasaportën Irenës dhe ka shkuar në Janinë dhe është dënuar me burg personi që i ka grabitur... ose ndonjë tjetër, ndonjë trillim.

Pra, hapja e çështjes pa emër për Irena Gjokën në një kohë kur ajo ka 3 vepra penale, ka mashtruar në formularin e vetingut, ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, ka fshehur burgun për të cilën ajo nuk do mund të ishte kurrë gjykatëse, por duhej të ishte në burg.

Natyrisht e thashë edhe njëherë, e vërteta vonon, por nuk harron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco