Pak para zgjedhjeve të 11 majit Institucionet e akuzës, pra SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me KQZ krijuan një Task – Forcë për të luftuar ashpër krimet zgjedhore. Një Task - Forcë që anëtarët e saj vetëm bënë shëtitje nëpër zona të ndryshme të vendit por nuk pati asnjë lloj ndikimi në ndalimin e farsës së 11 majit, dhe manipulimit të zgjedhjeve nga Edi Rama.
Këtë e konfirmoi gjatë ditës së sotme edhe kreu i SPAK, struktura që duhet të merret me krimet zgjedhore, kur u pyet nga gazetarët në lidhje me procedimet për asfalt elektoral, apo punësime të paligjshme, në të gjithë vendin para fushatës elektorale. Një sjellje që është e dënueshme sipas ligjit elektoral. Investimet e njësive vendore janë të ndalura që të bëhen në periudha gjatë fushatës. Kjo edhe duke parë sjelljen e rilindjes viteve te fundit që nuk lë struktura shtetërore e burim financiar shtetëror pa përdorur për të vjedhur zgjedhjet.
Gazetarja e pyet Dumanin nëse ka patur asfalt elektoral, punësime të paligjshme apo përdorim të administratës, kuptohet gjatë fushatës elektorale.
Ndërkohe Dumani përgjigjet se, “në vëzhgimin tonë nuk ka patur”. “Por ne kemi 10 procedime me iniciativën tonë por nuk mund ti ndajmë në këtë moment”.
Pra me qindra denoncime publike në media, nga opozita, nga kandidatët e ndryshëm, nga organizatat joqeveritare nuk përbëjnë asnjë indice që Prokuroria, ose Task - Forca ti referoje si çështje në shkelje të ligjit elektoral.
Këtu kuptohet qartë edhe, misioni që ka patur Task - Forca e Dumanit dhe Ramës. Nuk kanë patur si qëllim që të mbrojnë zgjedhjet dhe ligjshmërinë e tyre, por qëllimi kryesor i tyre ka qenë mbrojtja e atyre që i manipuluan dhe i shndërruan në farsë votimet e 11 majit. Më qartë se kaq nuk mund te thuhet.
© SYRI.net