Farsa elektorale/ Dumani fyen shqiptarët me deklaratat skandaloze: Parandaluam krimin zgjedhor

Farsa elektorale/ Dumani fyen shqiptarët me deklaratat skandaloze: Parandaluam krimin zgjedhor

11:27, 31/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i SPAK, Altin Dumani, bëri disa deklarata skandaloze në një takim me gazetarët, duke fyer inteligjencën e shqiptarëve.

Ndërkohë që farsa elektorale është provuar me dokumente dhe prova jo vetëm nga opozita, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë, Dumani tha se masat e SPAK kanë dhënë efekte parandaluese.

Ky qëndrim i turpshëm bie ndesh me faktin se këto zgjedhje janë manipuluar në nivel industrial.

“Jemi mbledhur për krimet zgjedhore. Jemi mbledhur pak vonë sepse pritëm shpërndarjen e mandateve. Strategjia kundër krimit zgjedhor ka dhënë efekte parandaluese. 80 kallëzime janë bërë nga qytetaret. Nga 43 procedime, një është dërguar në gjykatë. 39 procedime janë nën hetim akoma. 2 janë arrestuar në flagrancë. Po vijon të punohet për hetimet për krimet zgjedhore,” tha Dumani, duke konfirmuar edhe njëherë zvarritjen e hetimeve.

Kujtojmë se amnistia që i ka bërë SPAK krimit elektoral ka bërë që ai të lulëzojë masivisht në zgjedhjet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco