Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen.
Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar nga detyra.
Ndërkohë media mëson se katër nënkryetarët e rinj janë caktuar Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.
Kjo lëvizje vjen pas kërkesave të vazhdueshme të Edi Ramës që nënkryetarët dhe drejtorat e bashkive të japin dorëheqjen ose të shkarkohen.
© SYRI.net