Fshehja e QSUT-së me ‘e klasifikuar’

Fshehja e QSUT-së me ‘e klasifikuar’

08:49, 31/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Osman Stafa/

Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë refuzon të japë informacion për vonesat dhe procedurat e ndjekura me pajisjen e brakiterapisë, duke e shpallur çështjen “të klasifikuar”.

Por gratë që presin trajtim me brakiterapi për shkak të kancerit gjinekologjik, nuk janë “sekret shtetëror”. Janë jetë që presin.

Çfarë fshihet pas këtij refuzimi? Mungesa e përgjegjësisë? Paaftësia? Apo diçka më shumë?

Dhe tani vjen pjesa më qesharake!

QSUT ka reaguar kundër meje publikisht kur unë denoncoja se brakiterapia nga data 6-23 qershor ka qënë jashtë funksioni, duke thënë se unë gënjej kur them se brakiterapia nuk punon.

Mirëpo kur kërkon informacionin zyrtar, ata të përgjigjen: “Ky është sekret shtetëror. I klasifikuar!”

Pra, unë gënjej... por ata nuk mund ta provojnë të kundërtën.

Ironia është që juristët e QSUT-së s’e kuptojnë as vetë ligjin për informacionin. Por ua kuptoj hallin.

Mirë këta por edhe mjekët e Radioterapisë që janë marrë me këtë përgjigje, meritojnë 2sh.

Pyetjet e mia qartazi nuk cenojnë sekretin shtetëror. Por merren me shërbimin, mirëmbajtjen, procedurën.

Në vend që të shpjegojnë pse pajisja nuk funksionon, fshihen pas fjalës “radioaktiv”.

Në vend të transparencës, ata zgjedhin një strategji: heshtje e klasifikuar dhe arrogancë publike.

Sa qesharakë që janë.

Ndërkohë aktualisht brakiterapia në Spitalin Onkologjik nuk funksionon.

Foto 1: Status i QSUT, pas denoncimeve të mia

Foto 2. Pyetjet e mia drejtuar QSUT

Foto 3. Përgjigja e QSUT.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco