‘S’jam deputet, ama jam fis deputeti’-Iriqi bisedon me Adriatik Lapaj

‘S’jam deputet, ama jam fis deputeti’-Iriqi bisedon me Adriatik Lapaj

19:29, 30/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Iriqi: - Je apo s’je deputet?

Lapaj: - Nuk kam një përgjigje shkurt. As po, as jo.

Iriqi: - Pra ji bije që je deputet ditën, por nuk je deputet natën?

Lapaj: - Është pak e koklavitur. Unë e quaj veten deputet dhe nuk e tund as topi. Por ja që kodi zgjedhor na i futi.

Iriqi: - Nuk e kishe studiuar kodin?

Lapaj: - E kisha studiuar Kodin, por nuk studiova njerëzit në lista. Sa dhanë dorëheqjen bënë prapë dorëheqje nga dorëheqja. Kupton ti Iriqi si e dredhin shqiptarët.

Iriqi: - Mos të kanë ty shembull nga që the që po morët një mandat deputeti ti nuk do ishe ai që do e merrje?

Lapaj: - Po unë bëra lojë mo! Që të ngrija lart moralin. Po tek ne nuk ngrihet uji lart jo më morali.

Iriqi: - Dje deputete qe një kushërira jote. Sot KAS ia dha një kushërire tjetër. Do e pranojë ajo?

Lapaj: - Do e pranojë si Çeço.

Iriqi: - Pse si Çeço?

Lapaj: - Se ndryshe një më poshtë është tezja e rivalit në koalicion.

Iriqi: - Dhe?

Lapaj: - Dhe duhet të rrijë mandati te fisi im. Vërtet unë nuk u bëra deputet ama nga fisi unë e nxora një deputet. Pra quhet sikur jam vetë. Ajo merr veç rrogën.

Iriqi: - Mos ta ble Rama atë, kushërirën!

Lapaj: - Hahaha. Nuk ble Rama të njëjtën gjë. Boll më ka mua. Në thesin e tij e ka edhe atë.

Iriq: - Do japësh dorëheqjen se rezultati qe nga premtimi për 71 deputetë përfundove në 1?

Lapaj: - Pip, pip, pip…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco