Sali Berisha ‘përgëzon’ Ramën: Aferim more Edvin, na bëre fanar droge në botë

Sali Berisha ‘përgëzon’ Ramën: Aferim more Edvin, na bëre fanar droge në botë

15:20, 19/07/2017
A+ Aa A-

Ish- kryeministri Sali Berisha ka komentuar në faqen e tij në Facebook, të dhënat skandaloze për Shqipërinë nga raporti i fundit i zyrës për drogën në Organizatën e Kombeve Bashkuara, sipas të cilit Shqipëria shënjon një rekord të ri botëror; e para për përdorim të drogës së fortë, kokainën.

Berisha nëpërmjet ironisë e “përgëzon” Edi Ramën, që arriti ta bëjë Shqipërinë “Fanar droge në botë”

Statusi i ish-kryeministrit Sali Berisha: 

Rekordi botëror me i fundit i Norieges:

Shqipëria zë vendin e parë në botë për përdorim kokaine!

Kështu njofton zyra e OKB për drogën. Aferim more Edvin, e bërë Shqipërinë fanar droge në botë! 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp19/07/2017 17:36

z.Berisha, a eshte z.Rama nji homolog i Norieges.Une them jo,sidoqe nuk e kam dashur as si kryetar te PS ,lere me si kryeminister jo se jo.Noriega pasi u fuqizua donte te nacionalizonte kanalin e Panamase dhe ti tregonte SHBA dhe fuqive te tjera kalimin sipas rruges se Magelanit rreth botes.z.Rama apo Noriega jone sic e etiketoni Ju nuk ka bllokuar asnji "kanal" qarkullimi lindje-perendim,as ate te Heroines(me baze Afganistanin) dhe as ate te Kokaines (me baze Kolumbin).Jo vetem kaq, por Edvini "jone" dhe Noriega i atyre ,vec lehtesirave per qarkullimin e lire te "mallrave" ka dhene edhe nji kontribut modest ne prodhimin boteror te drograve me mbjelljen masive te vendit me hashash.Pyetja 1 milion dollareshe z.Berisha eshte, "mire Edvini eshte "joni",po Noriegen tone kush e mbron?".E mbron populli politikisht se e votoji mund te shtoni Ju.Po nderkombetaret qe ckulen nga ps. a nuk ju duket se po mbrojne Noriegen,po PD a nuk gjykoni se dha nje kontribut te madh ne fitoren e 2015 dhe 2017?.Gara fars a nuk po zhvillohet pikerisht per ta dobesuar edhe me tej PD dhe opozitarizmin ne vend.Mos po krijohen kushtet qe ashtu si ne 1929 populli te derdhet rrugeve e te kerkoj z.Rama mbret, pas thirrjes se z.Rama per popullin " jazek ju qofte po nuk me votuat, pse cfare kishte Ahmet Zogu me shume nga mua qe u be mbret".Megjithate ka nje shprese.Jugosllavija e Re i "zgjidh" te gjitha.Tranziti lindje-perendim i drograve do spostohet me ne veri,aty ku ka qene traditcionalisht, ne Beograd.Problem mbetet porti i Shngjinit, por kush bene shtemben, mendon edhe per vjegen.Dioguardi ndoshta ka filluar te loboj per koncensionarin e "duhur".

Shto koment

Denonco