Të tjera detaje ka dhënë gazetari i SYRI TV, Klajdi Bodlli, lidhur me komunikimin e akuzës ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas burimeve nga SPAK, Bodlli raportoi se Veliaj do të përballet me tre akuza, të cilat i janë komunikuar edhe bashkëshortes së tij dhe biznesmenit Abule.
Klajdi Bodlli: Prokuroria e Posaçme ka marrë tashmë të pandehur Erion Veliaj, kryetarin e Bashkisë së Tiranës i cili që prej 10 shkurtit ndodhet në qeli, megjithë tentativat e tij dhe apelimet që ka bërë në gjykata për lirim, vijon të ndodhet i burgosur. Ndërkohë, SPAK ka vendosur ta marrë të pandehur për akuzat ‘korrupsioni pasiv’, ‘fshehje të pasurisë’ dhe ‘pastrimi i produkteve të veprës penale’.
Nga Prokuroria e Posaçme konfirmojnë që Veliaj do të thirret nesër në këtë institucion për t’i komunikuar akuzat dhe për ti thënë zyrtarisht që ai tashmë do të jetë i pandehur së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, biznesmenin Elman Abule, i cili prej pak minutash ndodhet në SPAK.
Janë kryer rreth 82 veprime hetimore në kuadër të dosjes së Erion Veliaj. Një hetim që ka nisur që në vitin 2024, pas një denoncimi të kryer nga një person anonim i quajtur Nesti Angoni.
© SYRI.net