Aksionet e kryeministrit, Boçi: Rama është simbol i së keqes, simbol i çdo gjëje negative që është instaluar në këtë vend

10:24, 22/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi.

Në bisedë me moderatorin e emisionit Flavio Qarri ai ka komentuar situatën politike në vend dhe është ndaluar në mënyrë të veçantë tek aksionet e qeverisë Rama për hapësirat publike dhe ndërtimet pa leje.

Luçiano Boçi: Ne nuk duhet te nisemi nga deklaratat e tij dhe nga mënyrë se si sillet. Pasi nuk është se kemi para gjera të reja. Rama përsërit vetveten sa herë që është në prag të marrjes së sundimit. S’mund te themi pushtetit sepse tashmë e ka kaluar këtë lloj ngjyrimi pezhorativ që ka fjala pushtet. Ka kaluar disa shkallë me lart dhe këto pamje të mënyrës se si shfaqet si i fortë, si njeri që bën ligjin. Si i vetmi në Shqipëri që megjithëse të tjerët ja hedhin parapa shpine, është ai që mbron interesin publik dhe ndërmerr aksione që vërtet shkojnë tek interesi qytetar, ndërkohë që është tërësisht e kundërta.  

E kemi parë në vigjilje të pushtetit të tij në 2013 me “fundin e marrëzisë”, e kemi parë me OFL me sundimin e ligjit. E kemi parë me aksionet  të tjera të ndryshme, e shohim edhe me aksione të tjera tani. Pra përpiqet që të shpikë vetveten. Përpiqet që të duket përsëri i ri përballë publikut dhe opinionit dhe në këtë rast përpiqet që të ruajë një farë distance edhe me pjesën tjetër të qeverisjes.

Pra duke dalë ai si uni i vetëm, personaliteti i vetëm që mund të bëjë gjithçka dhe është ai sinonimi i së mirës. Sinonimi i së bukurës. Sinonimi i të gjithë gjerave pozitive. Ndërkohë që është simbol i së keqes, simbol i çdo gjëje negative që është instaluar në këtë vend përgjatë shumë kohe. Duke nisur nga zgjedhjet e deformuara e duke vazhduar me ekonominë e kriminalizuar e duke vazhduar me bashkëpunimin me krimin, me policinë e kriminalizuar. Duke vazhduar me rënien në pikiatë të vlerave të shoqërisë të rënies së universiteteve apo arsimit. Të mungesës së shërbimeve shëndetësore dhe gjithçka tjetër që vetëm e vetëm mbulohet me propagandë. Mbulohet me të tilla iniciativa që nuk kanë edhe bazë ligjore.

Unë habitem se si mund të sillet një njeri që pretendon që përfaqëson ligjin përballë një realiteti të tillë duke kapërcyer çdo lloj ligji dhe duke kapërcyer çdo lloj funksioni. Kjo është pak a e shumë. Ka shumë mënyrë për ta përshkruar Ramën por në këto momente këto ishin fjalët që gjeta kush është ai, çfarë bën ai dhe pse e bën ai. Dhe midis këtyre përcaktimeve ka edhe elementë të pathëna. Dihet që Rama, çdo gjë e bën në funksion të vetvetes. Për këtë ka kapur edhe drejtësinë. Ka kapur votën, zgjedhjet. Ka kapur çdo lloj pushteti. Grabit pret, bën çfarë të dojë, prish shkatërron, jep. Lind njerëz në mëngjes i bënë milioner. Të tjerët i shkatërron, Kjo është mënyra e qeverisjes së tij. Një kaotizëm mental i pasqyruar në kaotizmin e arkitekturës që kërkon të ndërtojë Shqipërinë. Të mënyrës kaotike të qeverisjes së tij dhe të mënyrës arrogante të sjelljes së tij....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco