Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

VIDEO/ Sharka: Shpopullimi i fshatit shkatërroi fermat. Rama nuk do ti ndalë çmenduritë e tij

17:32, 19/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eksperti i bujqësisë Eduart Sharka i ftuar në SYRI TV, ka folur në lidhje me aksionet e ndërmarra nga kryeministri kundër fermerëve dhe shitësve ambulantë.

Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku në ‘Edicionin e Pasdites’, Sharka u shpreh se, fshati në Shqipëri është shpopulluar, duke sjellë dhe një shkatërrim të bujqësisë.

Ai theksoi se, Rama duket se nuk ka në plan të tërhiqet nga çmenduritë e tij dhe fermerët dhe bujqit duhet të përgatiten për situata të ndryshme.

‘Në Kosovë, fermerët trajtohen krejt ndryshe nga ç’ka trajtohen fermerët tanë, si në subvencione apo në politika të tjera, të shëndetësisë, arsimit apo tjetër.

Dëmi që kryeministri i ka bërë bujqësisë dhe fermerëve është i pallogaritshëm që i ka bërë kombit dhe vendit tonë. 

Është një dëm i jashtëzakonshëm sepse të shkatërrosh prodhimin vendas, të shpopullosh zonat rurale, të largosh të rinjtë dhe popullsinë është një dëm i jashtëzakonshëm.

Kemi pasur një trashëgimi demografike që kishim shumë popullsi në fshat dhe shpopullzimi i zonave rurale është një dëm i madh dhe sa më parë të frenohet aq më i vogël do të jetë rreziku.

Por faktet flasin se kryeministri nuk të ndalur në çmendurinë e tij dhe përditë nxjerr nga këto teori.

Ju e patë Muçin që fliste në emër të kryeministrit me arrogancën e punonjësit të shtetit. Më thanë që ai ishte drejtori i Bujqësisë dhe detyra e tij ligjore është mbarëvajtja e punës së fermerëve dhe të garantonte sigurinë ushqimore.

Ai duhet ti mësojë fermerët se si të pajisjen me certifikatën sanitare për produktet që shesin në treg dhe të kemi konsumatorin e sigurtë.

Por ai ndjek vetëm urdhrat e Ramës dhe me një arrogancë tha se, nesër do të vij ndryshe’, tha ndër të tjera, Eduart Sharka në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco