Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

SYRI TV/ Premtimet e bashkisë Vlorë mbeten rrugëve, rrugët në lagjen Hajro Çakërri me gropa

13:45, 19/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Premtimet e Bashkisë së Vlorës kanë mbetur rrugëve, pasi projektet e nisura për përmirësimin e infrastrukturës nuk kanë përfunduar. Banorët e bllokut e të lagjes Hajro Cakërri, ankohen se rrugët janë gjithë gropa, dimrit të mbushura me ujë e balte, gjatë verës tym. Një tjetër problem për ta janë edhe plehrat që digjen anës rrugëve.

SYRI TV

Rruga “Dedë Gjon Luli” është lënë në mëshirë të fatit. Projekti me vlerë 8 milionë lekë pa TVSH që parashikonte rikonstruksionin e saj ka mbetur në mes, dhe punimet nuk kanë përfunduar brenda afatit të shënuar në tabelën zyrtare.

Banorët ndihen të braktisur dhe të tradhtuar nga Bashkia e Vlorës e cila nuk interesohet për ta. Banorët shprehen se para zgjedhjeve Bashkia u premtoi se rruga do të shtrohej, por nuk është marrë asnjë masë dhe gjatë kësaj kohe veç tymit që ata thithin janë dëmtuar edhe makinat.

Banorët kërkojnë përfundimin e menjëhershëm të punimeve dhe rikthimin e jetës normale në lagjen e tyre, e cila sot është kthyer në një zonë të braktisur nga institucionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco