Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Kafe Shqeto” mes gazetarit Flavio Qarri dhe ekspertit të ekonomisë Fatos Çoçoli. Në fokus ishte situata në Theth, të cilën Çoçoli e cilësoi si shembull të mungesës së hapësirave publike dhe një model që, sipas tij, duhet të shërbejë si bazë për zbatimin e të ashtuquajturës “Paketë për Malet”.
Kjo deklaratë u kundërshtua menjëherë nga gazetari Qarri, i cili theksoi se banorët e Thethit po përballen me padrejtësi të thellë, pasi nuk janë informuar me urdhra prishjeje dhe, për pasojë, nuk përfitojnë asnjë dëmshpërblim.
Nga ana tjetër, Çoçoli e cilësoi situatën në Theth si “të trishtë”, por u përball me kritika të forta nga moderatori, që e akuzoi për qëndrim kontradiktor dhe për përdorimin e argumenteve sipas interesit të momentit.
Pjesë nga debate:
Çoçoli: Jemi në pikë të hallit sa i përket shërbimeve bashkiake. Jemi në ditë të hallit edhe me reformën që nisi më 1 janar 2015. Nuk ka ecur ashtu siç duhet.
Bashkitë tona janë krejtësisht të mpira.
Qarri: Meqë më dole te Thethi, zoti Çoçoli, si ka mundësi që ky shteti juaj, që lufton për hapësirat publike, nuk i ka çuar asnjë urdhër prishjeje asnjë banori atje?
Çoçoli: …
Qarri: Ti je Batoni i ekonomisë! Ata njerëz nuk dëmshpërblehen nëse nuk kanë urdhër prishjeje. Mos u tallni me ta, se ata nuk kanë strehë mbi kokë!
Çoçoli: Thethi është një rast shumë i trishtë…
Qarri: Mos thuaj tani që është rast i trishtë, pasi the që është rast i mirë. Mos e cito Biblën për leverdi!
Çoçoli: Thethi është i bukur nga natyra…
Qarri: Edhe Tirana ishte e bukur para Erion Veliaj
© SYRI.net