Për drejtuesin politik të PD në Qarkun e Beratit, Enno Bozdo, deklaratat e kryeminsitrit Edi Rama për taksimin e shtëpisë së dytë, nuk janë gjë tjetër veçse retorikë boshe dhe që nuk duhet të merren në konsideratë.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Bozdo tha se shumë vende në BE, kanë aplikuar taksim të dytë të banesës, referuar modeleve që ata kanë zgjedhur për ta vendosur, porse vende të tilla të zhvilluara në këmbim të taksës, ofrojnë më shumë shërbime, mbi të gjitha në lokalitetet ku janë vendosur banesat e dyta.
Por ndryshe nga vendet evropiane, Shqipëria, thotë Bozdo, ka çmime banesash të jashtëzakonshme, jashtë çdo norme logjike të tregut.
Sipas Bozdos, argumentet e kryeministrit Rama, se taksimi i banesës së dytë, me qëllim uljen e çmimit të apartamenteve, është qesharake.
‘Nivelet e çmimeve, veçanërisht në qendër kanë tejkaluar shumë qytete evropiane. S’ka fare llogaridhënie që pas reformës territoriale, është shkëputur llogaridhënia nga i zgjedhuri te komuniteti’, u shpreh ndër të tjera Bozdo.
Për të, problemi kryesor i pushtetit vendor, është se cilësia e shërbimeve të ofruara, e cila sipas Bozdos ka rënë në mënyrë të ndjeshme, pavarësisht rritjes së buxhetit.
Në Tiranë apo dhe në qytete të tjera të vendit, sjell në vëmendje Bozdo, çmimi i ujit është rritur ndjeshëm, ndërsa kryeqyteti furnizohet me ujë vetëm në 30 %, ndërsa 70% e rrjetit të ujësjellësit humbet, për shkak të amortizimit dhe ndërhyrjeve në rrjet.
Në përgjithësi vendet e BE kanë një taksim tt 2 sipas modeleve, në Gjermani e zgjedh pushteti vendor, por Italia shtëpinë e dytë e takson të parën, apo dhe vende që s’e taksojnë. Në vendet ku ekonomitë janë të zhvilluara, duke paguar më shumë taksa merren më shumë shërbime, sdm për lokalitetet ku ka banesa të 2.
Tregu i banesave në Shqipëri ka çmime të jashtëzakonshme. Jashtë çdo lloj norme logjike të tregut. Nën zë apo me zë, biem dakord që problem kryesor janë paratë kriminale dhe ekonomia gri, shmangia e taksave. Argument për të taksuar shtëpitë e dyta për të ulur çmimet e banesave është qesharake. Këtu çmimet nuk rriten se s’ka ofertë, nëse takson ose i detyron ta shesin ose me qira, por këtu është mbi ofertë. Nivelet e çmimeve, veçanërisht në qendër kanë tejkaluar shumë qytete evropiane.
S’ka fare llogaridhënie që pas reformës territoriale, është shkëputur llogaridhënia nga i zgjedhuri te komuniteti. Problem kryesor i vendorëve është se cilësia e shërbimeve të ofruara ka rënë në mënyrë të ndjeshme, pavarësisht rritjes së buxhetit. Në disa bashki, Tirana dhe Berati, ka dhe taksë shtesë lokale për infrastrukturë arsimore. Sepse bashkive s’u dalin paratë për të ndërtuar infrastrukturë arsimore.
Për çfarë do të shkojnë këto të ardhura. Është shkëputur llogaria, çdo gjë është rrumpallë e niveleve të jashtëzakonshme. Në thelb, është histori koti, ku kryeministri hedh shashka dhe prek mjaft familje shqiptare. Arsyeja e vetme është që kryeministri i mbledh e pastaj habitet për taksat e larta vendore.
Çmimi i ujit është i lartë, ndërsa gjendja e ujit është katastrofike. Rrjeti i ujësjellësit të Tiranës humbet 70 %, shkojnë në destinacionin final vetëm 30%, të tjerat humbasin në rrjet nga amortizimi dhe ndërhyrjet në rrjet. Jemi në një botë absurdi. S’i bën përshtypje çmimi ujit dhe taksat e tjera, në krahasim me vitin 2015, përgjithësisht taksat vendore në çdo bashki janë rritur nga 2-3 herë. Kishte zona rurale në berat që s’kishte rrugë e ndriçim, mbetjet mblidheshin 1 herë në muaj, ndërsa paguanin taksat.
Përse duhet të këtë Shqipëria taksën e punës më të lartë, shkon më shumë se 23%? Ule taksën e punës, të punësohen më shumë. Ule taksimin koorporativ që njerëzit të punësohen më shumë, ndaj s’ka një debat të tillë. Atë që thotë kryeministri s’duhen marrë seriozisht e s’duhen diskutuar.
© SYRI.net