Diplomati Agim Nesho gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka shprehur siguri se shqiptarët do të reagojnë ndaj këtij regjimi autokrat që është instaluar në Shqipëri.
Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ia deklaroi se, "këto regjime autokratike si ky i Ramës përpiqen dhe kanë kapur shtypin e lirë".
Agim Nesho: Kam një shpjegim. Unë mendoj se shqiptarët do të reagojnë. Edhe kjo është detyra e tyre. Ka shumë veta që kërkojnë dhe e heqin vëmendjen duke u marrë me opozitën. Po të shikosh tani, "Ramaduro" gjithë propagandën e tij, dhe ju e patë këtë, sepse këto regjime autokratike si ky i Ramës përpiqen dhe kanë kapur shtypin e lirë. D.m.th. Në qoftë se kam kënaqësi dhe zgjohem që në mëngjes të marr pjesë në emisionin tënd apo tek Syri televizion është sepse ka ngelur e vetmja dritare ku njerëzit mund të thonë të drejtat e tyre.
Edhe këto televizionet të cilat hiqen sikur janë ta pavarur, kur na pyesin Flavio, na thonë: Do ketë luftë në Maldive, a do bëhet ndonjë gjë andej. Dmth gjëra pa kuptim kur Shqipëria është më keq se Maldivet edhe vendet e tjera. Janë ta paparë në krijimin e fabulave në tërheqjen e vëmendjes, gjithmonë kur ju prek modelin e funksionimit të sistemit dhe reagimin qytetar, sigurisht do të ndryshojnë atë diskursin, diskutimin, do gjejnë diçka të cilat janë jo të pakta që lideri i hedh nga kuzhina propagandistike e tij çdo mëngjes. Një herë më Zegjinenë, një herë tjetër nga akademitë e lopëve deri në akademinë e atyre deputetëve të rinj që do të na bëjnë ligjet për të ardhmen e Shqipërisë. E kupton këtu është të zësh kujën dhe të marrësh vrapin.
Unë dua tu them vetëm një shembull. Nuk e kam përdorur ndonjëherë. Edhe në fillimet e regjimit, ta painstaluar akoma të Ramaduros në Shqipëri, reporter i Bashkimit Evropian Flanckenstein, kur erdhi në Shqipëri bëri një takim me përfaqësues të organizatave civile të intelektualëve shqiptarë dhe pata një moment të veçantë, i thashë, si është e mundur që Parlamenti Shqiptar është mbushur me persona të lidhur me krimin e organizuar...
© SYRI.net