'Ramaduro', Nesho: Regjim i formave të Amerikës Latine të ekstremeve të majta të cilat me demagogji shtypin popullin e tyre

09:10, 16/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë diplomati Agim Nesho i cili në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ka shpjeguar termin “Ramaduro”.

Agim Nesho: “Ramaduro” është ajo që i përmbledh të gjitha, dmth një sistem autokratik i formës së Amerikës Latine e cila eksperimentohet me sukses në Shqipëri. Çdo gjë tjetër është një fasadë e krijuar nga Rama. Është i njëjti regjim i formave klasike të Amerikës Latine të ekstremeve të majta të cilat me anë të demagogjisë shtypin popullin e tyre.

Ky është versioni i Ramaduros shqiptar. Një monark i cili ka kapur të gjitha pushtetet i cili po e shfrytëzon deri në palcë, duke përdorur edhe dhunën, popullin e tij. Minimalisht e largon për të sunduar dhe për të qene i aftë të marrë të gjitha hapësirat shqiptare për projektin e tij të turizmit. Dhe kjo është e gjitha ajo që po shikohet sot në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco