‘Uji i pijshëm jashtë kontrollit...’/ Abazi: Institucionet nuk kanë kapacitetet për ta analizuar plotësisht

21:47, 15/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Profesori i kimisë, Sokol Abazi, ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e ujit të pijshëm në vend, duke theksuar se mungesa e analizave të plota dhe kapaciteteve institucionale e lë popullatën të ekspozuar ndaj rreziqeve afatgjata.

I ftuar në ‘A Krasta Show’, Abazi tha se ekziston një bazë ligjore për kontrollin e ujit, ajo nuk zbatohet siç duhet, dhe institucionet përgjegjëse si AKU, ISUF dhe Instituti i Shëndetit Publik nuk kanë kapacitetet teknike, njerëzore dhe financiare për të kryer analizat e nevojshme.

“Nuk e dimë çfarë pimë, dhe kjo është më e rrezikshmja”, paralajmëron Abazi.

Sokol Abazi: Ke të drejtë kur thua që nuk e dimë se çfarë kemi ngrënë dhe kjo është një pikë në të cilën duhet të jemi të kujdesshëm se derisa nuk e dimë, nuk mund edhe të shprehemi me siguri. Gjithmonë kur më pyesin për ujin se çfarë uji të pimë, u them: më tregoni një certifikatë analize dhe të tregoj nëse është i mirë apo jo. Që do të thotë, vetëm atëherë një profesionist por dhe një politikan mund të shprehet dhe mund të thotë nëse uji jonë është i sigurt apo nuk është i tillë. Që do të thotë, që duhet të ketë kapacitete që ato ujëra të kontrollohen. Baza ligjore është aty, është e saktë, për fat të keq nuk është ‘update’ me direktivën e fundit në Komitetin Evropian, por është me atë të mëparshmen që dhe ajo funksiononte, por zbatimi lë për të dëshiruar.

Organet që kanë kompetencë në këtë rast, do të thosha që nuk i kanë kapacitetet. AKU, ISUF dhe Instituti i Shëndetit Publik, janë institucionet që janë të ngarkuar nga një VKM e vitit 2016 për ujin e pijshëm dhe me keqardhje e them edhe sot, që ajo VKM neglizhohet. Nuk zbatohet.

Për njëfarë paaftësie, qoftë financiare, qoftë instrumentale. Institucionet që duhet të zbatonin atë VKM nuk i kanë kapacitetet, siç thashë, financiare, instrumentale dhe humane për fat të keq që ti kryejnë ato analiza totale.

Bëhen analiza të pjesshme, por për fat të keq jo ato që kanë të bëjnë me sigurinë. Nuk është se uji është një helm apo një tullë që të bie në kokë dhe vdes menjëherë, por të ardhmen, në një periudhë më të gjatë, pasojat ndihen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco