Aksioni i IKMT/ Spahia: Thethi nën terror shtetëror! Banorët autoktonë po dëbohen me tritol në emër të shtetit...

18:26, 15/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i zgjedhur Partisë Demokratike, Bardh Spahia, shembjen me tritol të një ndërtese në Theth, e cilëson si një akt dhune të paprecedentë ndaj banorëve autoktonë të zonës.

Në emisionin ‘Task-Forcë’ në Syri TV, ai u shpreh se qeveria e Edi Ramës po ushtron një terror të pastër shtetëror mbi qytetarët, të cilët po ndëshkohen në mënyrë të padrejtë për mungesën e titujve të pronësisë, një problem që ai ia atribuon vetë institucioneve shtetërore. Spahia vë në dukje se ndërtesat e shembura janë kryesisht banesa familjare, të ndërtuara për nevoja jetike.

Bardh Spahia: Për fat të keq, tanimë askush nuk habitet me metodat e Edi Ramës, të cilin jemi mësuar ta shikojmë si kryeministër, si agjent tatimor, arkitekt, si urbanist, pra tanimë ka marrë rolin e atij që vendos fatet e çdo institucioni dhe automatikisht të çdo qytetari shqiptar.

Të vjen keq teksa shikon këto pamje, janë edh intervista. Një prej tyre është edhe pronari i asaj kulle që u shemb sot me tritol, në një akt demonstrimi dhune të pakrahasueshme, të paimagjinueshme ndaj një popullate krejtësisht paqësore. Kanë qenë gjatë gjithë këtyre 10 ditëve. Komplet ajo zonë e Thethit, komplet banorët në një terror shtetëror absurd.

Bëhet fjalë për banorë autoktonë, të cilët janë dhunuar në mënyrë të paimagjinueshme, janë denigruar. Rikujtoj njëherë këtu edhe emërtimin e këtij operacioni, ‘Tokë e Xanun’, në një territor ku askush nuk ka zënë asnjë pëllëmbë tokë të tjetërkujt.

Janë të gjithë banorë, familje që me shumë vështirësi ekonomike mundohen të zhvillojnë pronën e tyre të trashëguar në breza, pavarësisht se u mungon titulli i pronësisë. Janë të gjithë në pronat e veta. Mungesa e titullit të pronësisë është për faj të shtetit dhe kjo duhet të na bëjë të reflektojmë të gjithë.

Dëgjoj shpeshherë mediat e orientuara politikisht majtas, opinionit që mundohen të mbajnë krahun e qeverisë teksa etiketojnë apo tentojnë të hedhin fajin tek banorët.

Ata janë banorë në një zonë ku kanë të domosdoshme, e kanë jetike nevojën për të ndërtuar. Shumica prej tyre për hir të së vërtetës edhe si zgjerim i natyrshëm i familjeve e kanë të domosdoshme ndërtimin e shtëpive. Pasi shumica dërrmuese e këtyre ndërtesave janë me objektivin primar, banesa dhe sigurisht brenda kontekstit të banesës siç është normale në zona të tilla, shpeshherë shfrytëzohen edhe si bujtina pritëse në periudhën e turizmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco