Pasi nisi në Vlorë një valë shkarkimesh nga administrata me urdhër nga Edi Rama ajo është shtrirë në të gjithë bashkitë rilindëse në vend. Tashmë sëmundja po merr përmasa të mëdha. Deri në atë pikë sa ka rrezik të kolapsohet tërësisht sistemi i menaxhimit të pushtetit lokal dhe të njësive vendore.
Lajmet e fundit tregojnë se 35 administratorë të njësive administrative të katër bashkive të Qarkut Dibër kanë paraqitur dorëheqjen këtë të martë.
Procesi i ristrukturimit të administratës vendore ka prekur edhe Bashkinë e Divjakës. Sipas kryetarit të bashkisë, kanë dhënë dorëheqjen nënkryetari i institucionit si dhe tre drejtues të njësive administrative.
Në Bashkinë Selenicë kanë dhënë dorëheqjen 5 administratorët e njësive administrative. Dorëheqjet e tyre tashmë janë protokolluar si edhe konfirmohet në rrugë zyrtare nga bashkia e Selenicës.
Në Bashkinë Belsh, kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë.
Ndërkohë, në Bashkinë Përrenjas, tre administratorë kanë dhënë dorëheqjen që ditën e djeshme, ndërsa aktualisht po kryhet një “vlerësim i thelluar” i performancës për drejtorët që vijojnë detyrën.
E njëjta situatë edhe në bashkitë e tjera të qarkut Elbasan.
Në Fier kanë dhënë dorëheqjen të gjithë administratoret e njësive, drejtore të bashkisë dhe drejtorive rajonale.
Në Durrës, nga detyra janë larguar administratorët e pesë njësive administrative së bashku me administratorët e gjashtë rajoneve.
Në Shkodër bashkia konfirmoi një ditë më parë dorëheqjen e të gjithë administratorëve, të 10 njësive administrative.
Po ashtu, përpara kryetarëve të tyre, dorëheqjen e kanë paraqitur edhe 6 administratore të Bashkisë së Korçës dhe 3 të Bashkisë së Kolonjës dhe 4 të Devollit.
Dorëheqjen e kanë dhënë edhe 7 administratorë në Bashkinë e Gjirokastrës.
Në Kukës, dy nënkryetarët e Bashkisë dhe 14 drejtuesit e njësive administrative u shkarkuan nga kryebashkiaku Albert Halilaj.
Kjo valë dorëheqjesh vjen pas një procesi të gjerë riorganizimi dhe vetëpastrimi të administratës vendore siç e ka quajtur kreu i qeverisë Edi Rama. Nuk është shumë e qartë se pse e ka gjithë këtë inat me drejtuesit lokalë kreu i qeverisë. Ne vend që ti promovonte se punuan mirë me vjedhjen dhe grabitjen e votave me 11 maj ai po i godet.
Apo ndoshta është e njëjta strategji për të bërë pak zhurmë që të harrohet 11 maji dhe se fajtor i vërtetë në këtë masakër elektorale nuk është Rama por këta që po ikin. E njëjta zhurmë si me Thethin që të harrohen deshtimet e njëpasnjëshme të qeverisje se tij 12 vjeçare.
Tani në drejtimin e pushtetit lokal nuk i duhen më hajdutë votash por njerëz të tjerë që sipas tij të rritet efikasiteti, transparencës dhe shërbimet publike ndaj qytetarëve. Këto 12 vjet nuk kuptohet ku ka qene as kryeministri dhe as pushteti i tij lokal. Por një gjë e kane barë mirë. Patronazhimin çdo herë që kanë zgjedhje. Dhe përdorjen e propagandës dhe mshtrimeve siç bënë me banorët e Thethit. Hajdeni e investoni u thane para 11 majit e tani u dërgoi si dhuratë Fadromat.
Në takimin me kryebashkiakët të premten, Rama paralajmëroi se do të punësojë specialiste si dhe do të emërojë në postë drejtuese edhe demokratë.
© SYRI.net