E ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Lili Sula Drejtuese e Departamenti të Arsimit në PD.
Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ajo ka deklaruar se edhe pse mbarojnë shkollën shumë mirë studentët nuk arrijnë të gjëjnë punë pasi, “vendet e punës janë të patronazhuara” nga socialistët.
Lili Sula: Edhe përmes statistikave që ju transmetuat del se të diplomuarit nuk gjejnë punë. Pra mbarojnë më së paku 5 vite shkollë, duke parashikuar tre vite bashelor dhe dy vite master. Por ne kemi mjaft raste, kur mbarojnë edhe një master tjetër me idenë për të filluar një punë, për të pasur një mbikualifikim në kuptimin studimor dhe për të pasur më shumë mundësi konkurrimi dhe fitimi në fusha të ndryshme. Dhe këto rezultojnë edhe më pak të papunësuar. Pra ka një mospërputhje midis asaj degës që mbaron dhe vendit tëdnë të punësimit.
E para nuk punësohesh. Ose ata që punësohen nuk punësohen në profilin për të cilin kanë mbaruar. Ose nënpunsohen. Që do të thotë, nuk punësohen në një profil pune me shkollë të lartë por punësohen në një profil pune me shkollë të mesme. Padyshim që niveli i pagave është një nga arsyet kryesore pse është kjo lloj papunësie tek të diplomuarit. Psh nëse diplomohesh në shkencat humane të themi, ti nuk mund të punësohesh si mësues apo si kritik arti, kujdesues i muzeve, por do të punësohesh në shërbimet e para si kamerier, banakier, biletashitës e më së shumti sekretar. Ky është nënpunësimi që ke mbaruar 5 vite shkollë dhe nuk i përgjigjet profilit tënd të punësimit. Detyrimisht ato që ju thatë do të kenë një pagë shumë më të ulët se sa do ti përgjigjej profilit të punësimit në vendin e duhur....
© SYRI.net