Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Rama në darën e dy skizofrenive të tij, asaj patologjike dhe politike!

Rama në darën e dy skizofrenive të tij, asaj patologjike dhe politike!

10:49, 13/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili

Rama në darën e dy skizofrenive të tij, asaj patologjike dhe politike!
Pyetja që bën çdo mendje e shëndoshë psikikisht është:
Pse ky Rama futi fadromat dhe filloi shkatërrimet në qendrat turistike më të mëdha si Vlora, Durrësi, Lezha dhe Thethi në kulmin e sezonit.
Së pari kemi të bëjmë me një psikikë të tronditur thellë patologjikisht, pra kemi të bëjmë me një të sëmurë rëndë me të cilin do të duhej të merrej shumë seriozisht në radhë të parë mjekësia dhe psikiatria specifikisht.

Simptomat medikale janë shumë të qarta dhe shfaqen me egërsinë e pamotivuar të veprimeve të tij, emotivitetin e pakontrolluar, labilitetin e një personi, që qan dhe qesh brenda dy minutash, në mungesën absolute të racionalitetit dhe mimikën, veprimet dhe gjuhën e dhunshme pa kuptim dhe pa shkak vetëm si një mundësi për të qetësuar sadopak krizat neurotike.

Është një patologji evidente sepse nga pikëpamja logjike këto veprime janë qartazi një zderhallje skizofrenike, sepse po të ishte ndryshe këto veprime do të kishin filluar muaj më parë dhe jo në kulmin e sezonit të shkurtër që ka Shqipëria kur dihet realisht që vetëm dy muaj turizëm bëhet në vendin tonë.
Së dyti kemi një tronditje skizofrenike politike që lidhet me faktin e shkatërrimit të imazhit të një personi si Rama që ka gjalluar në politikë vetëm si imazh sepse asnjë punë të vetme nuk ka çuar deri në fund dhe shkatërrimin e shtetit e ka pasur të vetmin mision të tij.
11 maji është si duart me gjak të Makbethit, që nuk lahen kurrë dhe Rama sot përfaqësuesi më skandaloz në Europë i shkatërrimit dhe vjedhjes së zgjedhjeve dhe të gjithë ndërkombëtarët i kanë vënë vulën këtij fakti.

Kjo përplasje mes dy skizofrenive asaj patologjike dhe asaj politike ka prodhuar këtë situatë ku shfrenimi ka kaluar çdo kufi dhe po shfaqet në forma nga më çmendurat.
Shkrirja e AKU-së, fadromat që shkatërrojnë, dhunimi e rrëmbimi i pushtetit lokal dhe gallata me batalionet e drejtorëve dhe administratorëve që hiqen, beteja me qumështin e fshatarëve ku secila është një marrëzi më e madhe dhe më qesharake se tjetra tregojnë shpartallimin psikik të njeriut më të paaftë të cilit maskat dhe makiazhet i kanë rënë dhe fytyra e sharlatanit skizofrenik i ka dalë sheshit.

Tashmë çdo iluzion ka rënë dhe të gjithë e kanë kuptuar që Shqipëria ka kryeministrin më për turp në Europë, i cili të vetmen gjë që di të bëjë është t’u bjerë në gjunjë si legen liderëve europianë dhe t’u marrë çdo lloj refugjati apo emigranti të paligjshëm e të rrezikshëm dhe ta strehojë në Shqipëri.
Koha e këtij të dalldisuri ka mbaruar, ky është vetëm një i mbaruar, një i sëmurë patologjikisht dhe politikisht, që vjen vërdallë nëpër Shqipëri dhe dëmton, shkatërron dhe grabit sa mundet në këto javë që i kanë mbetur ashtu si çdo ushtri në shpartallim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco