Prapaskenat e sanksioneve ndaj Berishës/ Abilekaj: Një aleancë hibride brenda DASH për të shkatërruar opozitën

22:02, 11/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përfshirja e familjes së Sali Berishës në sanksionet e mëparshme nuk ishte një çështje humanitare, por një lëvizje e pastër politike e orkestruar për të dëmtuar opozitën shqiptare.

I këtij mendimi është analisti Enton Abilekaj, i cili duke komentuar zhvillimet e fundit dhe vendimin i Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio në studion  e ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, tha se për t'i dhënë fund këtij sanksionimi, autoritetet amerikane kanë nxjerrë në dritë atë që shumë e cilësojnë si një ndërhyrje brutale dhe të pakuptimtë në politikën e brendshme të Shqipërisë gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas Abilekajt, gjithçka ndodhi më 19 maj 2021, përmes një aleancë hibride brenda Departamentit Amerikan të Shtetit, e cila i shërbeu drejtpërdrejt pushtetit të Edi Ramës.

Pasojat e këtij gabimi historik, theksoi analisti, janë ende të pranishme: procese zgjedhore të mbajtura në kushte denigruese dhe një mazhorancë që sot numëron 76 mandate praktikisht falë këtij aksioni të orkestruar.

Ajo që e bën edhe më domethënës këtë vendim është koha e zgjedhur, shtoi ndër të tjera Abilekaj, duke shtuar se vendimi u zyrtarizua pasi lideri i opozitës u bëri thirrje mbështetësve për protesta, çka tregon se Uashingtoni ishte plotësisht i vetëdijshëm për zhvillimet në terren.

Nëse do bëjmë një reëind tani, patjetër. Duhet të kthehemi të anulojmë gjithçka ka ndodhur në këto 5 vjet të politikës shqiptare. T'i anulojmë sepse ndodhën në kushte të pabarabarta dhe në kushte të një ndërhyrje amerikane brutale dhe të pakuptimtë. Të cilën shumë pak njerëz në Shqipëri guxuan ta thoshin. I pari ishte Sali Berisha vetë. Më pas do ta bëjë dhe një pjesë e vogël e Partisë Demokratike që tani dominon sepse njerëzit e kuptuan se çfarë ishte. Dhe një pjesë e gazetarëve dhe e mediave të cilët nuk pranuan, e panë si një ndërhyrje të pastër të Ramës me një aleancë hibride, fluide të atyre brenda Departamentit të Shtetit, për të dobësuar dhe për të shkatërruar opozitën shqiptare. Rasti McGonigal që po analizohet tani tregon pikërisht se kishin të drejtë të gjithë ata që e menduan këtë. Dhe ajo që ndodhi sot konfirmoi që kishin të drejtë të gjithë ata që e besuan dhe të gjithë ata që nuk e pranuan se e ka thënë Amerika. Që nuk e pranuan një gjë të padrejtë se e ka thënë aleati më i madh. Se ata dhe mund të gabojnë dhe kur ata gabojnë, gjëja më e mirë është që t'u dalësh përballë dhe t'u thuash po gaboni.

Sepse kjo është ndihmë për vendin tënd, por është ndihmë edhe për ata siç po duket sot. Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Rubion, i cili, ju i përmendët dy deklarata të rëndësishme të Rubios. E para që kur ishte senator që tha që po përdoren sanksionet për interesa politike të një administrate. E saktë. Dhe e dyta që e ka thënë si senator që interesat tona në Shqipëri janë dëmtuar nga kjo. Marrëdhëniet tona. Mënyra se si shqiptarët e shikonin Amerikën pas non-gratës së Berishës ishte mënyra më mosbesuese që kanë pasur shqiptarët ndonjëherë në Shqipëri, të paktën që nga vitet '90. Ishte gjyqtari që vendoste, që ne e besonim verbërisht, në kushtet e një konflikti politik. Kur ne s'donim të besonim asnjërin nga palët, shikonim çfarë thoshte ambasada e SHBA-së. Ajo na orientonte se kush kishte të drejtë ose çfarë duhej bërë.

Dhe ajo që bëri, që ndodhi në 19 maj të 2021-shit, ishte pikërisht shkatërrimi i kësaj. I rolit të arbitrit, i rolit të shtetit që orienton, i modelit demokratik, që të tregon se si demokracia jote po është duke ngecur këtu, atëherë ndiq këtë rrugë siç po bëjmë ne, siç po ju kërkojmë ne. Pra, nuk ishte vetëm roli i një shteti të madh që ndihmon një shtet të vogël, pra ishte një lloj orientimi demokratik që shqiptarët e kishin dhe politika shqiptare e kishte ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu që po të bësh atë reëindin sot që them, ne do të anulojmë zgjedhjet e 11 majit, zgjedhjet e 2023-shit lokale.

Ne duhet të anulojmë të gjitha shkatërrimet që i janë bërë opozitës, të gjitha sulmet që i janë bërë opozitës sot. Edhe përçarja e PD-së duhet anuluar. A e anulojmë dot? Jo. Dëm i një shume të madh. Edi Rama sot ka 73 mandate, 76 praktikisht falë pikërisht kësaj. Këtij aksioni që kulmoi në 19 maj të 2021-shit. Ky dëm që mund të bëjë një grup, një sekt brenda Departamentit të Shtetit, është një dëm që zgjat sepse e ka bërë një fuqi shumë e madhe, e cila nuk mund të dëmtohet asaj. Sigurisht që janë të mëdha. Pasi u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të jenë në shesh. Gjithë mediat amerikane janë këtu sot. Kështu që kjo nuk diskutohet. Pra, e gjitha kjo shpjegon dhe atë që ndodhi sot në parlament, që pavarësisht se nuk u duartrokitën deputetët e PS-së, kryesisht ata që kanë kohë në parlament, u shoqërua me një ndjenjë lehtësimi. Sepse sot ne jemi të gjithë të lehtësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco