VIDEO/ Nesho: Heqja e sanksioneve të SHBA ndaj Berishës, zhvillim me pasoja të rëndësishme për Shqipërinë

22:05, 11/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, diplomati Agim Nesho ka komentuar zhvillimet e fundit, ku Departamenti i Shtetit ka hequr sanksionet ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha.

Sipas Neshos, në rastin e kryedemokratit Sali Berisha, politika amerikane ka shkuar ‘një hap më tej’ edhe në krahasim me raste të tjera ndërkombëtare, përfshirë atë të kryeministrit indian Narendra Modi, duke u shprehur se nuk është firmosur asnjë dokument formal për përjashtim, por thjesht është krijuar një qasje e re komunikimi dhe bashkëpunimi.

Ai u shpreh se, ky është një zhvillim i rëndësishëm politik, si një reflektim i brendshëm i një superfuqie demokratike si SHBA, e cila sipas tij po korrigjon qasje të mëparshme në politikën e jashtme.

‘Në rastin e doktor Berishës, Departamenti i Shtetit, politika amerikane ka bërë një hap edhe më tepër sesa ka qenë rasti i heqjes së non-gratës të kryeministrit të Indisë, Modi.

Për arsye sepse atij i është kërkuar vetëm që ‘ti do jesh bashkëpunëtori ynë, je i lirë për të ardhur lirshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, por nuk është firmosur asnjë dokument për përjashtim.

Dhe këtu fillon një reflektim i madh që vetëm një fuqi demokratike si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka për të reflektuar veten e saj. Dihet që ka qenë një aferë korruptive, ka qenë një aferë e sponsorizuar nga njerëz që kërkonin të mbanin pushtetin e tyre, por dhe jo vetëm, që donin të realizonin projekte antikombëtare, siç ishte Ballkani i Hapur, për të realizuar dhe siguruar pozicionet e Ramës dhe të Vuçiçit si të ashtuquajtur elementë stabiliteti në Ballkan.

Pra kjo gjë ka rënë.

Kjo nuk ishte një gjë e paparashikuar që mendojnë disa. Kjo ka qenë një gjë e vonuar duhet të themi, për arsye të lobimit të vazhdueshëm që Edi Rama e ka bërë.

Dhe pse e ka bërë Edi Rama? Për arsye sepse gjithë strategjinë për të mbetur në pushtet, për të përfituar dhe vjedhur popullin shqiptar, e ka bërë pikërisht strategjinë në non-gratën e Sali Berishës.

Ai ishte rezultati i gjithë kësaj politike të përçartë, i krijimit të këtyre partive të vogla të cilët justifikonin veten e tyre pavarësisht se dihej mënyra e orientimit dhe bashkëpunimit.

Dhe duhet të themi një gjë që sekretari Rubio, kjo administrata Trump, edhe në qoftë se më lejoni, dua të bëj një falënderim për largpamësinë e sekretarit të shtetit Rubio, për arsye sepse realizoi ndryshimin e klimës që njerëzit kishin filluar të mos besonin për drejtësinë dhe funksionimin e politikës së jashtme amerikane.

Që ishte marrë nëpër këmbë dhe në kohën e administratës Biden sidomos për Ballkanin ishte dhënë me PPP për njerëz të interesuar për të realizuar skenarët e tyre siç ishte Alex Soros me të tjerë. Pra ka patur vizionin, ka kthyer besueshmërinë dhe dashurinë që populli shqiptar e ka të pakursyer ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe së treti ashtu siç po shkëlqen në politikën e jashtme, edhe në këtë rast i ka dhënë një mundësi demokracisë shqiptare të rimëkëmbet duke vendosur vlerat e opozitës shqiptare. Pra mos e mendoni që mund të jetë diçka e shkëputur. Momenti i zgjedhur është plotësisht një moment politik që do t'i shërbejë demokracisë shqiptare.

Dhe duke e përfunduar dua të them një gjë. Kjo ka qenë një goditje tepër e rrezikshme kur pesë vjet përpara me shumë pasoja. Por këtu dua të nënvizoj faktin që vetë unë personalisht kam qenë i frymëzuar nga një intervistë debat që kolegu jonë Çim Peka ka mbajtur po atë mbasdite, ishin në momentet orë pas dizenjimit të liderit të opozitës.

Dhe mendoj që ky kolektiv i mrekullueshëm i Syri Televizion sot përjeton një ditë të satisfaksionit moral për një luftë konsekuente edhe atëherë kur superfuqia më e madhe e botës, e manipuluar nga njerëz me interesa të ngushta siç është Edi Rama dhe grupi i tij, me interesa antikombëtare luftonin për të mbyllur gojën dhe kapjen e shtypit të lirë. Prandaj mendoj që është një moment tepër i rëndësishëm, është një leksion për rezistencën e shtypit të lirë dhe në këtë kuptim mendoj si një njeri i painfluencuar’, u shpreh Agim Nesho në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco