“Qeni është më besnik se jotmotër që bashkëpunon me bandat”, ka thënë një i ri në podiumi e improvizuar në protestën para Kryeministrisë duke iu referuar kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
I riu mori shkas nga një postim i Ballës në rrjetet sociale, ku denigronte një protestuese pse i kishte vendosur qenit flamurin kombëtar.
Balla ka qenë një nga ata personazhe që ka sulmuar protestuesit, që ka krijuar insinuata për ndërhyrje serbe, që ka vënë në dyshim numrat në shesh dhe madje ka ndërhyrë të agjencia Reuters për të ndryshuar këndin e kamerës së transmetimit live të protestës.
© SYRI.net