VIDEO - I erdhi dita të hajë bar/ Yuri Kim del në protestë pasi pushohet nga puna

16:50, 12/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës. Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim tashmë po u dërgohen 1,107 punonjësve civilë dhe 246 diplomatëve që shërbejnë në pozicione brenda SHBA-së.

Ndërkohë gjatë një protestë që këtë punonjës të larguar për paaftësi nga puna ose se i shërbejnë klanit tashmë të diskredituar Soros që kontrollonte Departamentin e Shtetit është para edhe ish ambasadore e SHBA në Shqipëri një shërbëtore e verbër e narkodiktaurës së Edi Ramës dhe politikave të Soros në vendin tonë Yuri Kim.

Në videon e publikuar nga ">Reuters duket qartë ish ambasadorja Kim, mikja e Erjon Velijat që tashmë është në burg dhe asistentja e Belinda Ballukut për sjelljen në portin e Vlorës të dy anijeve që do të prodhonin energji por që prodhuan vetëm pagesa nga shteti shqiptar. Pagesa që vazhdojnë akoma.

Pak kohë më parë më mediat e shumta që vazhdon të kontrollojë Rama dhe ushtarët e tij në  Tiranë thuhej se Yuri Kim ishte rritur në detyrë. Por dalja e saj në protestë tregon se paska, “shkuar të hajë bar”.

Vendimi për largimet nga puna është përshëndetur nga Presidenti Donald Trump, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe republikanët e lartë si një veprim i domosdoshëm dhe që do ta bëjë diplomacinë amerikane më të shkathët dhe efektive.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco