Vota e diasporës, 201 956 zarfe erdhen me DHL, 1956 të pavlefshme

Vota e diasporës, 201 956 zarfe erdhen me DHL, 1956 të pavlefshme

13:18, 19/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat nga Parku Olimpik, bëri me dije se procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora po vijon.

Ai theksoi se kanë mbetur edhe 50 mijë fletë votimi dhe rreth 400 kuti për t’u numëruar. Deri më tani, DHL ka dorëzuar 201 956 zarfe me fletë votimi, nga të cilat 199.824 janë fletë të vlefshme ndërsa 1.971 janë shpallur të pavlefshme. ktualisht po vlerësohen fletët e votimit që përmbajnë votë për kandidatët, proces ky vendimtar për përcaktimin e rezultatit përfundimtar.

353  zgjedhës e kanë kthyer në KQZ zarfin jo përmes DHL-së dhe 6 zgjedhës e kanë dorëzuar personalisht.

A ka bazë ligjore të shpallet i pavlefshëm votimi?

“Nëse verifikohen shkeljet e ligjit dhe ato janë të tilla që ndikojnë në rezultat çdo lloj votimi mund të shpallet i pavlefshëm’tha Celibashi.

Çfarë ndodh nëse kandidatët kërkojnë rinumërim për votat e Greqisë.

“Nëse verifikohen shkelje të ligjit dhe nëse janë të tilla që ndikojnë në rezultat, do të merret vendim. Nuk kam kompetenca ta them këtë”, tha ai.

Shifrat
201 956 zarfe janë dorëzuar nga DHL
353  zgjedhës e kanë kthyer në KQZ zarfin jo përmes DHL-së dhe 6 zgjedhës e kanë dorëzuar personalisht.
Nga 353 të tilla 107 janë shqyrtuar nga KQZ
1971 fletë votimi të pavlefshme
347 kanë ardhur me postë tjetër

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco