KQZ rrëzon PDIU-në, Shëtim Idrizi nuk do të jetë deputet i Kuvendit. Doda: Na janë ‘zhdukur’ 50 mijë vota

KQZ rrëzon PDIU-në, Shëtim Idrizi nuk do të jetë deputet i Kuvendit. Doda: Na janë ‘zhdukur’ 50 mijë vota

12:40, 04/07/2017
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar kundër kërkesës së PDIU-së për të rinumëruar disa qendra votimi, ku ata pretentojnë se kanë vota të mjaftueshme për të nxjerrë mandatin e kryetarit Shpëtim Idrizi.

Në përfundim të diskutimeve, KQZ e ka rrëzuar këtë pretendim dhe kërkesën e PDIU-së, duke lënë jashtë parlamentit të ri Idrizin.

Në fillim të kësaj mbledhje, Mesila Doda, ka kërkuar me faktet e saja mandati e kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi në qarkun e Tiranës. Ajo deklaroi në mbledhjen e KQZ-së, se ky institucion duhet të administrojë çdo provë të materialeve zgjedhore.

Doda u shfaq e sigurt, se janë 50 mijë vota të pa llogaritura për PDIU në Tiranë. Ndërkohë, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji u shpreh se asnjë vëzhgues i PDIU-së, nuk ka shënuar kontestime në procesverbal.

Ndërkaq në fund KQZ-ja ka miratuar edhe tabelat përfundimtare të mandateve të deputetëve për Tiranën.

Kështu PS do të ketë 18 deputetë, PD 11 deputetë dhe LSI-ja, 5 deputetë.

/SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kapedan mihali04/07/2017 12:51

hajt shko me mesilen e vajtoni tek dera e parlamentit..qelbesira gjysme apo aspak came...

Cami i Camerise04/07/2017 12:50

Nje nga gjerat me pozitive te ketyre zgjedhjeve ishte disinfektimi dhe largimi i jashteqitjes Idrizi. Mashtrues rrugac ordiner. Ngelet qe camet ta qerojne perfundimisht nga partia dhe te zgjedhin nje kryetar te vertete. (Le qe ne PDIU ska asnje cam. Vetem drogaxhinj dhe dashnoret e Shpetimit)

Shto koment

Denonco