Vasili zbulon strategjinë malinje të Ramës: Ja si i zhvati votat kryeministri

Vasili zbulon strategjinë malinje të Ramës: Ja si i zhvati votat kryeministri

22:45, 28/06/2017
A+ Aa A-

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se ekzistoi një strategji e mirëmenduar nga Edi Rama e zbatuar, “pikë për pikë”, për t’i bërë presion njerëzve në zgjedhjet e 25 qershorit.

Vasili deklaroi sonte në emisionin “Opinion” se plani kishte një target grup njerëzish që përkrahnin LSI-në dhe u bënin presion se do pushohen nga puna.

Sipas tij, e veçanta e këtij plani nuk ishte vetëm fakti i presionit të njerëzve që përkrahnin atë forcë politike, por edhe njerëzit e tyre që nuk ishin pjesë e LSI-së, madje preferonin një subjekt tjetër politik.

Ai theksoi se njerëz të PS ushtronin presion drejtpërdrejt, me porosi të Edi Ramës, mbi njerëzit që kishin preferencë politike LSI-në.  

Vasili shtoi se bandat kriminale dhe policia kanë “qenë njësh” dhe u kanë bërë presion votuesve.

“Ju kanë bërë presion votuesve që të mos votojnë për LSI se do ti heqin nga puna, këto i kanë bërë njerëzit e PS më urdhër të Edi Ramës”.

“Ndaj votuesve është ushtruar dhunë dhe terror pasi të dhënat që kishte Partia Socialiste për zgjedhjet ishin tepër të ulëta për numrin e votave që do të merrte. Rama ishte në krye të këtij bashkëpunimi mes bandave kriminale dhe policisë për të vjedhur zgjedhjet”, tha Vasili. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

koment29/06/2017 19:50

Nuk mund te shohesh vetem arritjet personale , dhe te LSi , por duhet te shohesh se c polli kualicioni jote i gjate dhe i neveritshem , qe ne cdo qeverisje ke thene ne ishim pakica vetem vodhem dhe skishim c benim me shume , se ata valla ishin shumica . Vasil ate ish kryetar dhe qe sot mban emrin president eshte turpi i madhe qe eshte akoma ne detyre.

Lesh e Li29/06/2017 19:09

O Petro harrove se ci bete njerezve kur u bashkuat me PD dhe perseri me vone me PS, nuk late njeri pa hequr nga puna e pa i bere presion edhe atyre qe nuk ishin ne pune por qe kishin nje familjar te tyrin ne pune, u kerkonit te sillnin listat me kartat e identitetit te familjareve duke i kercenuar, e me se me vendin e punes..... LSI eshte shkaktarja e gjithe kesaj gjendje, jo se PS eshte me e mire, me mut eshte se te dyja nga partia kurve e punes keni dale.

Robot29/06/2017 08:36

Po o vasil na e mbushe mendjen. Pu ju sbeheni dot force e pare edhe ne 100 vite. Ne krye te 4 viteve as gjysmen e deputeteve qe keni nuk do arrini te merrni

Future Past29/06/2017 08:11

Po mire more pseudo kryetar, partia jote nuk beri fare presion?! Nuk bleu asnje vote? Duhet te rrisnit pazarin me shume, qe te merrnit me shume o fare e keqe qe keni nxjerre ne ankand deshperimin e nje populli te tere. Plehra te neveritshme!

vezhguesi29/06/2017 06:57

Fiks e Ka Vasili. Kete radhe me shume trukimi zgjedhjeve ka qene intimidimi dhe terrori ndaj zgjedhesve me shume nga shperblimi me leke. Bashkite socialiste kane qene qendra te medha agjit propi dhe me ane te fortesh te zones kudo ne Shqiperi kane bere perpunimin e votuesve dere me dere e fshat me fshat e koke me koke. Kush ka qene me karakter e pa pune ska votuar fare nga inati. Kush ka qene ne pune ka votuar e ka ulur koken. Shto pastaj shperblimet me leke, me teza promimesh e gjithfare lloj trukimi doli ky rezultat. Keto zgjedhje me kujtojne zgjedhjet gjermane ne Mars 1933 kur Adolf Hitleri fitoi zgjedhjet. E per analogji gjithe ekipi i te forteve qe bene perpunimin e votuesve me kujtojne organizatat SS e SA qe perdori hitleri si grupe te dhunshme agjit propi. Me nje fjale ta gezojme nacional socializmim tone e prisni kush do e haje naten e thikave te gjata tani.

tomi29/06/2017 00:04

e ke mbajtur 4 vjet ne pushtet shoku Petrit. ja bere peshqesh Edi Ramen ketij populli edhe per 4 te tjera, dhe ke surrat e flet o qelbesire. Mbylle halen mortje. yyyyttttt qelbesire.

Shto koment

Denonco