Historike, Grabova e Sipërme në Gramsh, fshati që nuk hodhi asnjë fletë në kuti

Historike, Grabova e Sipërme në Gramsh, fshati që nuk hodhi asnjë fletë në kuti

13:37, 26/06/2017
A+ Aa A-

Rast unik në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Fshati Grabovë e Sipërme në Gramsh është i vetmi në këto 27 vjet që braktis në mënyrë unanime zgjedhjet. Shkak për vendimin e pazakontë është bërë mos mbajtja e premtimit për ndërtimin e një rruge që e lidh këtë fshat me qytetin dhe pjesën tjetër të botës.

Grabova e Sipërme është mësimi më i madh se si mund të ndëshkohen politikanët që gënjejnë. Është precedenti që e fshin klasën politike si mit. Ky fshat dëshmoi se, kur gënjen, kur mashtron, kur abuzon, kur grabit mund ta pësosh aq keq sa nuk ekziston fare si nocion, komenton infoelbasani. Ai çmohet për vendimin që mori për faktin se asnjë banor i tij nuk u tundua nga partitë politike edhe pse ato u përpoqën shumë këto ditë ti bindin. Madje duke u premtuar më shumë se rrugë.

Grabova ndoshta do të shërbejë si shembulli ku duhet dhe do të nisë reforma edhe në procesin zgjedhor në Shqipëri. Sot ata janë banorët më të lumtur në vendin tonë. Të shkarkuar nga ço lloj emocionesh për rezultatin. Njerëz që thyen një mit…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco