Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Denoncimi i SYRI-t/ Si përfundoi në arrest kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi

19:34, 09/09/2024
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryebashkiaku socialist i Tropojës, Rexh Byberi është lënë në ‘arrest shtëpie’ nga GJKKO pas denoncimeve të vazhdueshme të Piranjave në SYRI TV.

Rexhë Byberi ka fituar një mandat të dytë si kryebashkiak i Tropojës në zgjedhjet e 14 majit 2023, por duket se makutëria i ka kushtuar shumë qytetarëve të kësaj bashkie.

I pari i Tropojës ka shkelur rregulloren me dy këmbë në ‘Rikonstruksionin e rrugës Auto Grace, fshati Shoshan, Njësia Administrative Margeja’, denoncim i bërë te Piranjat në SYRI TV në datë 10/ 11/ 2023.

Rikonstruksionin e pretenduar, sepse në atë vend nuk ka pasur kurrë rrugë, por ka qenë vetëm një shteg i vogël…

Kërkesa e banorëve për zgjerimin e kësaj rruge i është drejtuar bashkisë Njësisë Administrative Margeja më 20 maj 2021, ndërkohë që dëgjesa publike në këshillin bashkiak është bërë me 11 prill 2023.

Ndërkohë miratimi i rrugës ‘Grace-Logu i Gracit’ është bërë më 9 maj 2023 me 13 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim.

Këtu duhet të ndalemi pak, sepse Këshilli Bashkiak i Tropojës ka firmosur një projekt në ajër…

Në shkresën e vënë në dispozicion nga ky institucion është vendosur ‘Miratimi në parim i projekt-idesë për ndërtimin e rrugës ‘Grace-Logu i Gracit’ në fshatin Shoshan të Njësisë administrative Margegaj me një gjatësi prej 2450 m/l’.

Ndërkohë hartimi i projekt zbatimit, preventivi e të tjerë i ngarkohen Drejtorisë së Planifikimit, zhvillimit të territorit dhe drejtoria ekonomike’.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë i firmosur nga kryetari i Bashkisë, Rexhë Byberi, dhe puna ka nisur sipas kësaj skice…

Pra, kryetari i Bashkisë ka miratuar nisjen e punimeve të një rruge pa projekt zbatimi, vetëm si projekt ide dhe pa preventive, në shkelje të të gjitha rregullave normale të funksionimit të institucionit që drejton.

Si pasojë e ndërhyrjes së realizuar për hapjen e një rruge të re, pra që nuk ka ekzistuar më herët, konstatohet të jetë shkaktuar një dëm i përllogaritur dhe I vlerësueshëm tashmë.

Konstatohet se segmenti rrugor në fjalë është realizuar jashtë të gjitha kritereve që përcaktohet nga parashikimet ligjore dhe nënligjore, por më pas nuk është ndaluar, madje dyshohet se është mbështetur me veprime dhe mosveprime nga persona të veshur me autoritet shtetëror, përfshirë këtu dhe titullarin e bashkisë.

Megjithatë, te Piranjat në SYRI TV në datë 08/ 03/ 2024 u publikua dhe kallëzimi i Ded Gjolit, banor i fshatit Palç, i cili ka paditur kryetarin Rexhë Byberi për shkatërrim prone më 17 korrik 2021. Ai pretendon se është pronari i tokës nga Qafa e Murrizit deri në Qafën e Agrit në të cilën janë kryer punimet e rrugës.

Prokurori, Artan Shtrungza, e ka marre procedimin penal dhe aktekspertiza i jep krejtësisht te drejte Dedes. ‘Rruga shtrihet përgjatë ngastrave 32/ab dhe 32/a te ekonomisë pyjore ‘Nikaj Mertur 1’. Sipas kadastrës pyjore ngastra 32/b është kullore dhe ngastra/a është pyll ahu.

Vlera e demit te shkaktuar rezulton 164.835.000 leke, ndërsa vlera totale e dëmit të shkaktuar është 166.064.000’.

Gazetari i Piranja shkoi sërish për t’u ballafaquar me kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, dhe ky i fundit me një skenar arratisje të denjë për filmat e hollivudian u shmang me shumë stil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco