Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Personi me aftësi të kufizuara: I verbër është ai që nuk sheh qytetarët e tij, por udhëhiqet vetëm nga korrupsioni

20:34, 13/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me mijëra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar masivisht për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Mes thirrjeve të pandërprera të turmës për një "Shqipëri të re", një prej aktivistëve, person me aftësi të kufizuara, mori fjalën për të ndarë një përvojë personale dhe mjaft të tensionuar me kreun e qeverisë.

Gjatë fjalimit të tij të ashpër, ai i ulur në karrigen me rrota, hodhi akuza të drejtpërdrejta drejt kryeministrit, duke e etiketuar atë si "bulist" dhe "paragjykues".

Protestuesi me aftësi të kufizuara: Unë quhem Muharrem dhe kam lindur Ditën e Flamurit, mbush 38 vjeç dhe jam me fat. Jam me fat, më duket që ëndrra ime u plotësua që ta shoh këtë popull kaq të bukur, të ngritur kundër kësaj politike të vjetër që na ka marrë frymën. Edi Rama është bulist, paragjykues. Unë jam një person që jam përplasur me të në telefon si aktivist duke mbrojtur qytetin tim Durrësin, që është më i shkatërruari në Shqipëri. Dhe ai na ka quajtur bastard i pafytyrë në telefon. Atij i themi sot, ne atij, se je i paaftë për të qeverisur! Ti na flet për investime strategjike, por personat me aftësi të kufizuara nuk kanë karroca për të ecur. Dhe sa ti ecën me projekte 3D dhe kllounllëqe.

Dhe për ta mbyllur dua t'i them që ai që përdor fjalët, ju jeni daun, tallet me njerëzit me sindromën Daun, ka përdorur fjalën invalid, ka përdorur fjalën sakat, por fjalën qorr e ka shprehje të përditshme. Qorr nuk janë njerëzit që nuk shikojnë. I verbër je ti që nuk shikon njerëzit, por vetëm paratë dhe korrupsionin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco