Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Studentja e ardhur nga Gjermania: Ky sistem po largon shqiptarët dhe po shkatërron pasuritë e përbashkëta

20:19, 13/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta kundër Ramës ka pushtuar rrugët e kryeqytetit.

Gjatë fjalës së saj një studente shqiptare që jeton dhe studion në Gjermani, i është drejtuar turmës me një mesazh të fortë për drejtësi, mbrojtjen e natyrës dhe të ardhmen e vendit. Ajo theksoi se prania në shesh është një përgjegjësi qytetare kundër një sistemi që largon shqiptarët dhe shkatërron pasuritë e përbashkëta.

Gjatë fjalës së saj, hodhi poshtë akuzat se protestuesit janë kundër progresit. Përkundrazi, u argumentua se zhvillimi i vërtetë do të thotë të ndërtosh pa shkatërruar natyrën dhe të ruash vlerat njerëzore.

Studentja: Të përshëndes Shqipëri e lirë! Duke ju parë kaq të shumtë dhe masivë, nuk mund të rrija pa ardhur këtu dhe pa folur me ju. Unë jam një shqiptare e cila jeton aktualisht dhe studion në Berlin të Gjermanisë dhe e ndjej si përgjegjësi. Ne jemi këtu për përgjegjësi. Ne jemi këtu për natyrën. Ne jemi këtu për drejtësinë. Ne jemi këtu për të ardhmen. Sepse ne nuk duam një Shqipëri e cila largon qytetarët e saj dhe zhduk natyrën. Ne duam një Shqipëri e cila ia vlen të jetohet. Ne duam një Shqipëri e cila ia vlen të kthehesh. Ne duam një Shqipëri e cila ia vlen të luftosh. Të dashur bashkëatdhetarë, ne na është thënë: ju jeni kundër  zhvillimit. Por ne nuk jemi kundër zhvillimit, askush këtu nuk është kundër zhvillimit. Sepse zhvillimi i vërtetë është të ndërtosh pa shkatërruar. Të fitosh pa humbur atë që të bën të veçantë. Dhe e veçanta jeni ju, janë njerëzit e Shqipërisë…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco