Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Fjalimi prekës i nënës së Martin Canit në protestë: Mendova të bashkohem me ju për fëmijën tim dhe për fëmijët...

Fjalimi prekës i nënës së Martin Canit në protestë: Mendova të bashkohem me ju për fëmijën tim dhe për fëmijët...

19:13, 13/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një moment tepër prekës është shënuar në protestën masive në Tiranë, ku vëmendje të veçantë ka marrë fjalimi i nënës së Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht përpara një shkolle në kryeqytet.

Mes revoltës dhe emocioneve, ajo iu drejtua turmës së mbledhur përpara Kryeministrisë, duke bërë thirrje për më shumë siguri dhe drejtësi për fëmijët shqiptarë.

“Mendova të bashkohem me ju për fëmijën tim dhe për fëmijët shqiptarë kudo që janë. Duam siguri! E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e këtyre që kanë degraduar arsimin, shëndetësinë dhe gjithçka tjetër. Kam 18 muaj që protestoj dhe më mbushet zemra teksa shoh Tiranën të mbushur me rini. Duam drejtësi dhe rend në gjykata, duam drejtësi!” u shpreh ajo mes duartrokitjeve të protestuesve.

Prania e saj në protestë ka sjellë një valë të madhe emocionesh në shesh, duke u kthyer në një nga momentet më të forta të akuzave ndaj institucioneve për sigurinë në shkolla dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco