Mijëra shqiptarë janë mbledhur në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në ditën e 14 të protestave ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.
Një prej protestuesve deklaroi se, kishte sjellë në Tiranë tek Edi Rama një pjesë të rrethimit nga Rrjolli, që u rrëzua sot nga protestuesit.
‘Edhe diçka, ne sot kemi sjellë një pjesë të vogël nga gardhi që kemi hequr në Rrjoll, e kemi sjellë këtu përpara këtij ministrie, që ata të kuptojnë që nuk ka gardh që i ndal shqiptarët.
Gjithashtu kemi bërë një instalacion të vogël, që ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë.
Kemi sjellë nga një palë këpucë të atyre që nuk janë me ne. Të atyre që janë detyruar të largohen nga Shqipëria.
Dhe jam e bindur që gjithësecili nga ju, po të sjelli nga një palë këpucë, që ka ngelë në shtëpi nga ata që janë larguar, këtu do bëhet një mal shumë më i madh se holokausti’, u shpreh protestuesja.
© SYRI.net