Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Lulzim Basha: Edi Rama ka rritur ekonominë e tij, prandaj thotë se punët ecin mirë

Lulzim Basha: Edi Rama ka rritur ekonominë e tij, prandaj thotë se punët ecin mirë

10:38, 03/06/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se ekonomia e vendit është katastrofë dhe për këtë ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama.

Gjatë çeljes së fushatës në Krujë, Basha u shpreh se Rama nuk e kupton që gjendja ekonomike e qytetarëve është e keqe, pasi është rritur ekonomia e oligarkëve të Kryeministrit.

“Edi Rama ka një javë në fushatë dhe refuzon të flasë,r efuzion të japë llogari se ku janë 300 mijë vendet e punës që premton. Ekonomia katastrofë, papunësia është ulur këmbëkryq. Edi Rama prapë së prapë thotë ekonomia është rritur, populli nuk e kupton. Edi Rama e thotë sepse ekonomia me të vërtetë është rritur, por për njerëzit me të cilët po rri, por jo ekonomia e ndershme por ekonomia e drogës dhe e krimit.  Kjo është Shqipëria e Edi Ramës. Por kjo nuk është Shqipëria për ne”, tha Lulzim Basha ndër të tjera. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Joana03/06/2017 12:22

    Gjate qeverisjes se z. Rama ekonomia ka pesuar rritje nga koha kur ishit ju ne qeverisje , taksat jane ulur , eksportet bujqesore jane rritur me 70% , jane ulur taksat e lendeve te para , eshte rritur mbeshtetja per bizneset e vogla private , punesimi eshte primar .... ne kohen tuaj eksportohej nje produkt dhe importoheshin 7. Tashme raportet kane ndryshuar. Mos flisni per shifra z. Basha kur ju as nuk i permendni ato ! Gjate viteve te "lavdise suaj" edhe sahati kishte ngecur ne vend dhe jo me ekonomia. Kjo eshte Shqiperia jone , Shqiperia qe duam !

    Shto koment

    Denonco