Këshilli i Ministrave ka miratuar ngritjen e Task-Forcës që do të monitorojë procesin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.
Kjo Task Forcë do të drejtohet nga zv/Kryeministrja teknike Ledina Mandija, e cila do të ketë në varësi 7 Ministri, 3 Drejtori dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçin.
Ministritë e përfshira në Task-Forcë:
- Ministrin e Punëve të Brendshme;
- Ministrin e Mbrojtjes;
- Ministrin e Financave;
- Ministrin e Arsimit dhe Sportit;
- Ministrin e Drejtësisë;
- Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
- Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore;
- Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave
Drejtoritë e përfshira në Task - Forcë
- Drejtorin e Departamentit të Administratës Publike;
- Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
- Drejtorin e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, në Ministrinë e Financave.
Në mbledhjet e kësaj Task-Force që do të monitorojë fushatën elektorale do të marrin pjesë edhe komisionari për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Avokati i Popullit, një përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme dhe një përfaqësues nga KQZ.
© SYRI.net