Pano: Në internet ofrohet surrogacia si shërbim në Shqipëri, komuniteti LGBTQI ata që interesohen më shumë

16:55, 11/05/2024
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të komentuar projektligjin e surrogacisë ishte Linda Pano nga Koalicioni Shqiptar pro familjes dhe jetës.

Pano është shprehur se është kundër këtij projektligji dhe kjo shkatërron familjen dhe jetën.

Projektligji i surrogacisë është më anti familje dhe më antinjerëzore që ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Jam e çuditur që organizatat që janë në mbrojtje të të drejtave të grave nuk kanë reaguar pasi femra trajtohet si plaçkë.

Ne e kemi kundërshtuar me forcë këtë projektligj dhe kemi kërkuar seance dëgjimore me ministrinë dhe nuk u zhvillua pasur ata kërkuan që të mos filmohet apo të transmetohej live në facebook.

Ne sapo kemi zbuluar një faqe në internet dhe jemi të shokuar nga kjo gjë e cila ofron Shqipërinë si një nga parajsat e fshehura të europës për surrogacinë, duke ftuar të gjitha çiftët që dëshirojnë që të kenë këtë shërbim me kosto jo të lartë për të pasur këtë shërbim në Shqipëri dhe çiftet që ofrohen janë ata heteroseksualë, komuniteti LGBTQI dhe njerëzit singëll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco