Në seancën që zgjati rreth 5 orë në Komisionin e Ligjeve kreu i SPAK Altin Dumani amnistoi krimet elektorale të ndërkombëtarizuara të dosjeve 184 dhe 339.
Ndonëse është vetë nga Dibra dhe dosja 184 i përket zgjedhjeve elektorale të pjesshme në Dibër, Altin Dumani i pyetur për fatin e këtyre dosjeve tha se nuk di asgjë.
Kjo është një marrëzi e paprecedentë, pasi panorama e kriminalizimit të shoqërisë që ekspozoi pjesërisht në atë sallë Altin Dumani rrënjët i ka tek krimet elektorale të dosjeve 184 dhe 339.
Ndoshta Dumani nuk e din që në dosjen e fundit Metamorfoza, ai deputeti i Ramës që kishte krijuar grup të strukturuar kriminal është personazh kyç dhe në dosjen 184.
Damiani që sot e kishte përballë në mbledhje është autori i tërmetit elektoral dhe në atë dosje del dhe “Babloku” Edi Rama që takohet me eksponentët e krimit, teksa del dhe Tahiri me Manjën që kriminalizojnë Drejtorin e Policisë së Dibrës, që Manja i premton për ma nalt.
Pa ndëshkuar krimin elektoral nuk ka as stabilitet as zhvillim dhe as integrim.
© SYRI.net