KQZ jep hapat për votën e diasporës, votim elektronik dhe me postë disa ditë para datës së zgjedhjeve

KQZ jep hapat për votën e diasporës, votim elektronik dhe me postë disa ditë para datës së zgjedhjeve

11:08, 23/05/2024
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë si propozimin votimin elektronik dhe me postë për të garantuar votën e emigrantëve, e cila do të zgjasë disa ditë para ditës së zgjedhjeve në Shqipëri.

Procesi i regjistrimit të personave që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit propozohet të bëhet përmes aplikacionit të KQZ-së ku pasi të skanojnë dokumentin e identifikimit, zgjedhësi do të verifikohet përmes imazhit.

Më pas do të shfaqen të dhënat personale të votuesit nëpërmjet një formulari elektronike. Por përsëri qytetarët e diasporës do të përmbushin një hap tjetër, teksa do të regjistrojnë e-mailin, numrin e telefonit dhe adresën e banesës ku jetojnë jashtë vendit.

Nëse të dhënat janë të sakta, zgjedhësi duhet të zgjedhë formën e tretë të autentifikimit e cila do të aplikohet sa herë që ai akseson aplikacionin ku dhe hapi I fundit do të jetë aplikimi për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e radhës.

Përpos propozimit për regjistrimin, KQZ dha gjithashtu dhe hapat se si emigrantët do të votojnë.

Pas skanimit të votuesit në aplikacion, në fashat ditore që KQZ do të lërë për votimin e emigrantëve do të shfaqet dhe fleta elektronike e votimit, ku qytetari do të duhet të konfirmojë zgjedhjen e tij.

Pas konfirmimit votuesit i shfaqen dy QR Code ku ka mundësinë të dërgojë kodet në KQZ elektronikisht ose me postë në adresën e institucionit.

Me të mbërritur në KQZ, me postë, kodet që gjenden në zarfe të ndarë ndahen fizikisht në dy ambiente të ndryshme ku përpunohen nga staf i ndryshëm Dekodohet vetëm QR kodi mbi identitetin e votuesit me anë të një skaneri.

KQZ menjëherë pas leximit të QR për identitetin e votuesit, përmes sistemit elektronik njofton votuesin se vota ka arritur në KQZ dhe do të numërohet në datën dhe orën e përcaktuar.

Në formën elektronike votuesi mund të votojë disa here, por do të merret parasysh vetëm vota e fundit që ai ka përzgjedhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco