Flamur Noka në Kuvend: Një kaldaist u bë pronar i inceneratorit të Tiranës

12:40, 09/05/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës sa i takon marrëveshjes së huaj me KFW, “Transporti i gjelbër i Tiranës”.

Ai tha se të gjithë personat e përfshirë në çështjet korruptive për inceneratorin e Tiranës, janë të identifikueshëm.

Noka: Kur sheh aty termin; Bashkia e Tiranës, transporti i Tiranës, të kap e qeshura se të kujtohen inceneratorët, 5D. Këto kohë është treguar se në Bashkinë e Tiranës ka vetëm vjedhje.

Sot kryetarja e Parlamentit e duartrokiti hajdutin. Se ishte e porositur të duartrokiste. Guisepe ka qenë me profesion kaldaist. Një kaldaist papritmas bëhet pronar i inceneratorit të Tiranës.

Ai na paskësh dhe një kontratë konsulencë me inceneratorin e Fierit.

Në të gjitha këto çështje, jepet roli për secilin, edhe për Lalin dhe për atë ‘fap-fap’. Ti Pandeli thuaj që SPAK-u të hapë sytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco