Oferta 500 euro - Marifetet e ‘Rilindjes’ për të joshur votuesit

Oferta 500 euro - Marifetet e ‘Rilindjes’ për të joshur votuesit

14:22, 30/05/2017
A+ Aa A-

Partia Socialiste e ka shpallur qartë objektivin e saj në këto zgjedhje. Të sigurojë 71 mandate për të qeverisur e vetme.

Në kuadër të këtij objektivi, PS-ja po përdor çdo metodë për të arritur të qeverisë e vetme.

Kryeministrin Rama e shohim përditë herë në ndonjë oborr shtëpie, herë duke shtruar iftar, apo live në Facebook ku kërkon vota nga farefisi i emigrantëve.

Kurse deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ndryshe nga fushatat e kandidatëve të tjerë, ka zgjedhur një tjetër mënyrë ‘origjinale‘ për të mbledhur sa më shumë vota.

Bushati u ka dërguar disa qindra të rinjve një SMS ku kërkon pjesëmarrjen e tyre në një konkurs për të transformuar njësinë nr 8, ku në shkëmbim jepen 500 euro dhe bursa studimi.

“Hashtag.al” ka siguruar mesazhin e dërguar nga Bushati drejt të rinjve për të marrë pjesë në konkurs.

Konkursi mban emrin ‘Fito 500 euro dhe një bursë studimi’.

Kjo iniciativë e Bushatit vjen 4 javë para zgjedhjeve, dhe të ftuarit në konkurs janë 18-vjeçarët, të cilët votojnë për herë të parë. /Hashtag.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genti31/05/2017 20:27

Kam nis nje mesazh per kte shkrim,u duket banal qe nuk publikohet?po aq nuk esht gje fare o syri, as 5perqind te atyre qe ndiej per kta pagsa

Nuk i dua31/05/2017 07:45

Mire eka .IKNI.merini se ju duhen.

luani30/05/2017 18:40

po perse cuditeni,marifetet e tyre dihet se jane specialist dhe jo socialist per vjedhje votash.shikoni krye megafonin etyre sesi flet lloj lloj brockullash si ato ne burel e peshkopi.po ai nuk ka pse te kete turp nga ato qe vjell pasi vetem kete din te ben,po deshet shqiptar jepjani voten edvin kristaqit se do ta shifni stambollin nga maja e thanes si ama e zeqos

nino30/05/2017 17:16

a e shikoni sse cfar ben ky maniak bashke bashke me zorraxhit e vet ky do vetem pushtet dhe eshte gati te beje gjithcka e hengrem 4 vjet bashke me ceten e matrapazve e pidu ne qoftse fitojne prap keta athere jemi nje popull koke loqe

iliria 30/05/2017 17:07

o ilir biri atij je mo ?! Po nuk u eshte fikur kandili akoma mo !? Ne ferr vafsh si yt ate ,Ai i cmenduri qe infektoj Shqipetaret dhe qe memzi po sherohen .... ptu fare e keqe bij budallenjsh dhe "zonjes" se zeze .

Daj Jaku30/05/2017 16:23

Askush nuk është i lirë në se të gjithë nuk janë të lirë. E ke emrin Ilir o legen mercenar i shitur për të bërë bythlëpirës. E si mund të shpërndahen 500 € për pjesmarrje në konkurs? Nga dalin fondet, kush i ka aprovuar? Sigurisht janë fondet e kanabisit që blejnë dhe zvetënojnë rininë sikurse të kanë blerë edhe ty. Ky ëshë krimi më i madh që mund ti bësh një populli, ti shkatërrosh bijtë që në moshë të njomë, ti blesh karakterin, ti dhjesësh të ardhmen. Shiko vehten ku je katandisur dhe je dakord që Shqipëria të mbushet me njerëz të shitur si ti. Mjerim më i madh nuk ka si bëhet

uliksi30/05/2017 15:31

ne qofte e vertete, shperndajani te gjitha mediave, ambasadave dhe partive politike...me pyetjen "kush eshte burimi i ketyre fondeve"...

uliksi30/05/2017 15:31

ne qofte e vertete, shperndajani te gjitha mediave, ambasadave dhe partive politike...me pyetjen "kush eshte burimi i ketyre fondeve"...

Iliri30/05/2017 14:40

Nuk ka asgje ilegale, eshte e drejt e tyre te shperndajn bursa. Po pse asnje lloj ndime nuk mund te jepet ne prag zgjedhjesh...hajde hajde

ikni30/05/2017 14:35

SHkoni merrni eurot dhe Votoni per PD

Shto koment

Denonco