KAFE SHQETO/ Tritan Shehu: Menaxhimi i pandemisë në Shqipëri, dështim i plotë me 22 mijë vdekje

KAFE SHQETO/ Tritan Shehu: Menaxhimi i pandemisë në Shqipëri, dështim i plotë me 22 mijë vdekje

11:06, 08/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë, ka risjellë në vëmendje  sot, gabimet e rënda të qeverisë shqiptare në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit pak vite më parë, gabime që u bënë shkak që Shqipëria të radhitej ndër të parat në botë për humbjet e jetëve të pacientëve, gati 22 mijë, por edhe të mjekëve të saj, rreth 50 mjekë në raport me popullsinë.

Z. Shehu foli sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV për këtë çështje që u rihap nisur nga lajmi i dhënë dje në mediat ndërkombëtare të tërheqjes së vaksinës së  AstraZeneka, e cila u aplikua edhe tek qytetarët shqiptarë e ku më herët dhanë mendimin e tyre për vaksinën, dy ekspertë të mjekësisë, z. Qamil Diku dhe z. Albert Troci.  

Z. Shehu tha: “Mënyra e menaxhimit të pandemisë në vendin tonë ka qenë një dështim i plotë. Sipas të dhënave të institucioneve ndërkombëtare, në Shqipëri në të gjithë periudhën e pandemisë ka pasur një humbje jete prej 22 mijë vetash. Kjo gjë u vërtetua më pas dhe nga INSTAT, kur u kalkuluan vdekjet plus, domethënë vdekjet më shumë në atë periudhë në krahasim me vitet e tjera... duke u bërë kështu ndër vendet e para në botë për numrin e vdekjeve.

Gjithashtu patëm një humbje katastrofave të mjekëve: 50 mjekë humbën jetën në atë periudhë në një vend si Shqipëria me një numër shumë të paktë mjekësh, shifër që na rendit kjo në mos gabohem në vendin e  tretë në botë për humbjet e mjekëve në raport me popullsinë. Kjo lidhej qartësisht me keqmenaxhimin, por u shtua mbi këtë dhe një element tjetër: pagesat direkte të popullsisë...”./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni gjykimin e plotë të z. Tritan Shehu në vazhdim në videon e SYRI TV.  

Lexo edhe: Prof. Asc. Dika: Përfitimet në raport me rreziqet nga vaksina AstraZeneka kanë qenë shumë të mëdha

Lexo edhe: Vaksina e AstraZeneka, a ka më arsye për panik? - Flet kirurgu i njohur në Itali, Albert Troci

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco