Ilir Vrenozi: Tani e kuptova pse në gjithë atë protestë, Erion Veliaj u mor me mua

Ilir Vrenozi: Tani e kuptova pse në gjithë atë protestë, Erion Veliaj u mor me mua

10:50, 06/05/2024
A+ Aa A-

Aktivisti dhe demokrati i njohur Ilir Vrenozi nga Korça, u vu në shënjestër të sulmeve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, muajt e fundit, aq sa i vetëdijshëm për thjeshtësinë e tij dhe rolin modest që ka në debatin politik, Vrenozi vetë ka mbetur i habitur. Sulmet nuk vonuan dhe i erdhën edhe nga personazhe të ekranit si Erion Kristo, analisti dhe pedagogu. Shkurt, Vrenozi është përleshur me dy Erionë këto kohët e fundit.

Megjithatë, sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, Ilir Vrenozi deklaroi se tashmë e ka kuptuar arsyen pse kryebashkiaku i Tiranës, kundër të cilit ai ka protestuar i vetëm duke ardhur nga Korça, po e shigjeton rregullisht.

Kafe Shqeto: Ilir, ke pasur një shkëmbim jo dhe aq të këndshëm siç është ai me intelektualin dhe kolegun tonë Erion Kristo këto kohë. Po pse, ç’patët, pse u zutë?

Ilir Vrenozi: Ja vëlla, më dëgjo dy minuta, mos më ndërprit dy minuta të lutem! Erion Kriston e kam dashur si shumë profesorë dhe njerëz, që mua çuditërisht  më duan, pavarësisht se nuk kam intelektin e tyre. Por si një protestues, si një zë qytetar që unë jam, ata kanë respekt...

Me profesor Erion Kriston unë kam pasur një marrëdhënie të veçantë, e kam dashur, edhe më ka dashur. Tani, më datë 5 prill, unë mora pjesë tek protesta e organizuar nga PD kundër Erion Veliajt para bashkisë së Tiranës dhe zanafilla nis këtu: (Tregon videon, momentin kur znj. Argita Malltezi flet në protestë.)

Pas kësaj, unë nuk e mendoja që Erion Veliaj do të dilte në një konferencë për shtyp dhe do të zinte me gojë emrin e Ilir Vrenozit;  bashkia e Tiranës është e të gjithë shqiptarëve, por ai tha ç’do Ilir Vrenozi nga Korça të vijë në Tiranë?!

Ilir Vrenozi iku “tek pullë” në Tiranë, po nuk e di pse i dogji atij, nuk e kuptoj. Tërë ajo protestë dhe ai u mor me mua!

Pas dy ditësh, Veliaj del edhe te Grida Duma, po Grida Duma ia ktheu bukur.  (Tregon sërish videon).

Pas gjithë këtyre pra, që unë u çudita, thashë: “Ore, ç’ne ky të merret me Ilir Vrenozin, kur aty janë tërë ata protestues dhe Vrenozi një qytetar i thjeshtë”! Pse duhet të merret me Ilir Vrenozin?!”

Po një kolegu yt ma tha shumë bukur: “Ilir, më tha, ti nuk e kupton pse i djeg Erion Veliajt. I djeg sepse Dr. Sali Berisha, kur bëri thirrje për protestë, tha “qytetarë të Tiranës” - kurse ti je qytetar i Korçës, je njeri që duhesh dhe kur vjen ti, protesta hapet përtej Tiranës, prandaj i djeg atij! E kupton?!” Dhe aty unë e kuptova, sepse, derisa ma tha ai nuk po e kuptoja,” nënvizoi Vrenozi

"Tani lidhur me profesor Erion Kriston, - vazhdoi ai. -  E kam dashur, më ka dashur, e kam respektuar. Mesazhe kemi shkëmbyer gjithmonë.  Ore, e kam mik të mirë, prandaj dhe u ndieva keq. Vijmë tek telefonata e profesorit.

E para njëherë, profesori po të ishte çik më i zgjuar, nuk duhet të më telefononte mua. Por unë mendoj se profesori, ngaqë më do dhe e ka dëgjuar nëpër tavolina që dikush më ka kritikuar (ai ndoshta gaboi, po aq e mendoi në atë moment) dhe më del në telefon, më datë nëntë, në orën 20:54 dhe fjala e profesorit ishte e drejtpërdrejtë dhe e menjëhershme: "Ilir, më tha, mos e shaj më Erion Veliajn!" 

Kjo ishte një goditje në qiell të pastër!"/ar.sh/SYRI.NET 

Ndiqni intervistën e plotë në vazhdim me aktivistin e njohur për të mësuar si evoloi sulmi i bashkisë së Tiranës kundër tij deri te përplasja me Erion Kriston.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco