SYRI TV/ Bashkia mbjell pemë para SPAK, aksioni është bërë 3 ditë pas thirrjes së Veliaj

14:33, 03/05/2024
A+ Aa A-

Marrëdhënia proactive e Kryebashkiakut Erion Veliaj me SPAKUN këtë të premte ka marrë dimensione të tjera. Që në orët e para të mëngjesit punonjësit e bashkisë së Tiranës janë shfaqur përpara prokurorisë së Posacme duke mbjellë pemë.

Ky aksion pyllëzimi në zemër të Tiranës vjen vetëm 3 ditë pasi Erion Veliaj u paraqit në SPAK, I thirrur për aferën e inceneratorit të Tiranës e cila u ka kushtuar deri tani 130 milion euro taksapaguesve të kryeqytetit. Megjithatë fletëthirrja nga prokuroria speciale, e cila mbyllej me fjalinë “shoqërim I detyrueshëm nga policia në rast mosparaqitje” si dhe pesha e rëndë e dosjeve korruptive që kanë përfshirë bashkinë e Tiranës, kanë bërë që Veliaj të përpiqet të ndërtojë një raport edhe më special me SPAK-un I cili, për të qënë realist, është treguar në këto vite I kursyer ndaj kryetarit të Bashkisë. 

Mbjellja e pemëve në rrugën ku kalon çdo ditë Dumani dhe prokurorët e çështjeve të hapura korruptive ndaj Veliajt dhe drejtorëve të tij, pason 1 javë të mbushur plot me miklime dhe vlerësime të kryebashkiakut ndaj SPAK. Fillimisht ai I quajti hetuesit kolegë profesionistë e të disiplinuar ndërsa vetë SPAKUN një organizata të mencur që mbahet me buxhetin e Partisë Socialiste. Kjo fushatë elozhesh vijoi me mbjelljen e pemëve në dyert e SPAK, ndërsa e nesërmja mund të dhurojë surpriza të tjera të këtij raporti proaktiv që Veliaj po ndërton me këtë institucion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco