Liria e medias në rënie pikiatë në Shqipëri/ Rama: Jemi shumë të shqetësuar për... situatën në botë

Liria e medias në rënie pikiatë në Shqipëri/ Rama: Jemi shumë të shqetësuar për... situatën në botë

12:56, 03/05/2024
A+ Aa A-

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie në lirinë e medias, duke u renditur ndër vendet me pozicionimin më të keq në botë në raportin e “Reporterëve pa Kufij”.

Por ndërsa Shqipëria u ngjan vendeve diktatoriale në këtë drejtim, kryeministri Edi Rama bëri një reagim për këtë raport, duke thënë se është i shqetësuar për situatën e medias në botë.

Ai shkruan se ‘jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim në të gjithë botën’.

POSTIMI I PLOTË

Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot ndaj dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre të thellë.

Ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët e interesuara dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve.

Jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim në të gjithë botën.

Qeveria shqiptare është e gatshme të ndërmarrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në thyerjen e këtij trendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco