VIDEO/ Paloka: Jemi në diktaturë, tani po reagojnë edhe mediat e huaja...

10:18, 03/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar këtë mëngjes në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV ishte kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.

Flavio Qarri: Edhe dje kishte një Kuvend ku kishte një performancë të mirë të deputetëve të opozitës, por mazhoranca ka zgjedhur të shkojë në skenarë më afër, nuk po themi diktaturës, por autokracisë të paktën.

Edi Paloka: Jo, mund të thuash edhe diktaturë. Sepse meqë ne jemi mësuar me atë diktaturën e Enverit, që nuk është klasikja në fakt, sepse edhe ajo ka qenë një mostër në vetvete. Në të gjithë vendet komuniste ishte e vetmja e atij niveli, e asaj shkalle ashpërsie, poshtërsie. Pra, ne shohim vetëm atë si diktaturë, por edhe kjo diktaturë është. Sepse ai parlament është që unë për fat të keq e kam deklaruar që ditën e parë pa ndodhur gjithë këto që kanë ndodhur më pas. Që nuk vlen më asgjë, në atë parlament, as këto denoncimet që bëjmë ne skandalet që zbulojmë. Sepse u bënë 12 vjet që zbulojmë skandale, 12 vjet që denoncojmë, japim fakte...

Flavio Qarri: E vërtetë që ju keni qenë konsistentë në denoncimet ndaj mazhorancës, por duhet thënë që veçanërisht në vitin e fundit, është vërtetuar çdo akuzë e opozitës, është pranuar nga organizmat ndërkombëtarë, nga gjykata nga prokuroria. A është ky një lajm i mirë apo një lajm edhe më i keq.

Edi Paloka: T'i ndajmë gjërat. Ne çdo vit kemi denoncuar. Dhe skandalet që kemi denoncuar, edhe ai që dukej më i pabesueshmi, është vërtetuar. Sidomos akuzat e ngritura nga Berisha, e mbani mend për shembull atë të avionëve te drogës, që u tallën, disa vërtet nuk e besonin, ata që e dinin vërtet, u munduan ta fusin në kuadrin e qesharakes dhe u vërtetua shumë shpejt me fakte. Të gjithë akuzat që kemi ngritur, janë vërtetuar. Nëse deri dje ishte vetëm opozita që ngrinte akuza, që edhe kur i vërtetoheshin nuk sillnin asnjë ndryshim asnjë reagim. Nga qeveria jo e jo, por as nga të tjerët. Sot jemi në një fazë tjetër dhe kjo është e vërtetë. Janë ndërkombëtarët ata që po reagojnë. Dhe sot kryeministri më i dashur për ndërkombëtarët, Edi Rama që jo vetëm është lider botëror dhe është i dashur nga ata por ju jep edhe mend. Kohët e fundit është në shënjestër të të gjithë mediave kryesore ndërkombëtare. Duke filluar nga Uashingtoni, në Itali, Francë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco