Refuzohet kërkesa për vizitë, media Kathimerini: 'Rama të mos shkelë në Greqi'

09:55, 03/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV për të komentuar refuzimin e vizitës së Ramës në Greqi ishte Skerdjan Dhuli.

Dhuli është shprehur se Rama pasi u bë pjesë e zgjedhjeve në Malin e Zi, Kosovë Maqedoni tani kërkon që të fusë hundët dhe në zgjedhjet në Greqi.

Rama është paranojak dhe çdo njeri që vuan nga kjo sëmundje gjithçka e sheh si luftë kundër tij dhe i duket që emigrantët e kanë braktisur. Rama pasi u bë pjesë e zgjedhjeve në Malin e Zi, Kosovë Maqedoni tani kërkon që të fusë hundët dhe në zgjedhjet në Greqi. Ai po kërkon që emigrantët që e duan atë të votojnë të majtën në Greqi.

Kemi raportet me Turqinë që është raport personal i Ramës me Erdoganin, shih raportin e tij me Melonin dhe më pas zhduket Gjadri, bën takim me Ivanka Trump zhduket ishulli i Sazanit, ka një raport të mirë më Vuçiçin dhe nuk përfill Kurtin, ai po e shikon shtetin si një një raport personal.

Ai luan vetëm për interesat e veta dhe vizita në Greqi nuk është pa gjë fare. Deklaratat e Ramës në Opinion do të jenë provat që do të përdoren ndaj tij në gjykatën e Strasburgut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco