Veliaj në SPAK/ Muçollari: Prej orës 9, më shumë oksigjen në Tiranë

Veliaj në SPAK/ Muçollari: Prej orës 9, më shumë oksigjen në Tiranë

10:24, 30/04/2024
A+ Aa A-

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD ka reaguar me një status në Facebook pas paraqitjes së Veliajt në SPAK.

Muçollari është shprehur se SPAK ka shumë për të bërë dhe për të demonstruar se nuk i jep imunitet e pandëshkueshmëri, përgjegjësit për aferën e inceneratorëve dhe vjedhjeve 5D.

Postimi:

Prej orës 9, më shumë oksigjen në Tiranë

Prej ores 9 të mengjesit, Tirana ka një energji të mirë, një gezim, dhe rrjetet sociale percjellin masivisht arsyen pse. Erjon Veliaj ka hyrë në deren e SPAK dhe kaq ka mjaftuar të shperthejë një entuziazëm i pazakontë. Keshtu është kur poshteron qytetin dhe qytetarët që të kanë dhene më shumë nga sa meriton. Veliaj mund të gezojë detyrat që ja jep partia, Rama dhe manipulimi i votës, po ai asnjëhere nuk fitoi simpatinë e publikut.

SPAK ka shumë për të bërë për të demonstruar se nuk i jep imunitet e pandeshkueshmeri, përgjegjësit për aferen e inceneratorëve dhe vjedhjeve 5D. Pritshmeria, ne kete drejtim, nuk është e madhe. Ama e qartë është çfarë presin e çfare duan njerëzit. Duan drejtësi dhe këtë e meritojnë plotësisht. Vetem hija e drejtesisë, shkelja e kembës së Veliajt në SPAK, i ka dhënë sot më shumë oksigjen qytetit. Imagjino, çfare efekti do të kishte drejtësia e vërtete. Të cilen, do ta kerkojmë dhe sot në oren 16 e 30, para Bashkisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco