Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse shkoi Baton Haxhiu në SPAK?

Meta paralajmëron: Kush është me Ilirin, të rrijë! Vulën s'na e merr Rama

Meta paralajmëron: Kush është me Ilirin, të rrijë! Vulën s'na e merr Rama

11:35, 27/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur fjalën me kritika ndaj anëtarëve të Konventës Kombëtare.

Meta u shpreh se është hera e fundit që Konventa e PL-së do të nisë 30 minuta me vonesë, duke shtuar se së shpejti do të ketë një parti të re “përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument”.

Ai deklaroi se Edi Rama ka rrëmbyer vulën e PD-së dhe se e “gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e PL dhe të shuajë opozitarizmin”.

“Kjo është Konventa e fundit e Partisë së Lirisë që nis 30 minura me vonesë. Së shpejti do të kemi një Konventë të re dhe parti të re siç duhet përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument, që ka rrëmbyer vulën e PD, partisë kryesore të opozitare në vend dhe e gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e Partisë së Lirisë dhe të shuajë opozitarizmin. Kërkoj falje që nuk do të mbaj ndonjë fjalim të bukur”, tha kreu i PL-së.

Meta ka paralajmëruar nga konventa e PL-së, të gjithë anëtarët e saj se kush është pro tij kur ai të zgjidhet president i kësaj partie, të qëndrojnë dhe të tjerët të ikin.

“Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën. Kush nuk është, jep dorën dhe ikën. Kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçit dhe atij torollakut, e ka gabim! Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë dhe Nanos për t’u përballur me këtë mafie. Gabimi që bëra është se LSI shkoi me 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite që koordinonin bashkë, që kishin lidhje bashkë. Njëra punonte për Ramën e tjetra për Bashën, e të dyja bashkë kundër LSI”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco